Epilogu

Salihu: Ish udbashi kroat Mustaç më tha se Ibrahim Kelmendi – është agjent i UDB-së me nofkën “Sialica”

Riza Salihu:

REAGIM
U hodha një vështrim shkrimeve shpifëse të Ibrahim Kelmendit dhe komenteve të viktimave të shpifjeve dhe dezinformacioneve të tij dhe pasi prita që të shfryejnë të gjithë ata që akoma nuk e kanë marrë vesh se kush është Ibrahim Kelmendi, për shkak të opinionit, e jo për shkak të horrit, bastardit e matrapazit Ibrahim Kelmendit, po e postoj këtu një reagim timin. Këtë po e bëj vetëm që ata që akoma janë të mashtruar nga Ibrahim Kelmendi, të mos kujtojnë se vërtetë ai përpiqet të zbulon diçka, apo se vërtetë aq po i dhimbsen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët ai vet i ka tradhëtuar. Sepse tërë këto çka po vjellë Ibrahim Kelmendi janë vetëm detyrat e tij për ta çoroditur popullin shqiptar, e kjo çoroditje e popullit shqiptar u nevojitet armiqëve të popullit shqiptar. Megjithatë një gjë duhet ditur: Ibrahim Kelmendi është në punën e tij, sepse ai këtë e ka punë dhe ai për këtë punë paguhet.

Të merresh me Ibrahim Kelmendin është fatkeqësi më vete. Sepse misioni i tij është që, duke u shërbyer me shpifje e gënjeshtra, të linçon ata persona të cilët i nevojitet Sërbisë (më konkretisht: shërbimeve sekrete të Sërbisë) që t’i linçon. Përmes shpifjeve të Ibrahim Kelmendit Sërbia po arrinë t’i bën shqiptarët të merren me njëri tjetrin. Ibrahim Kelmendi tërë jetën e tij nuk ka bërë gjë tjetër pos shpifje për interesa të padronëve të tij dhe ka përhapur lloj lloj gënjeshtra e dezinformacione. Vetëm kundër meje (pos orvatjeve të dështuara për të organizuar atentat) ai edhe po shpifë e po dezinformon që nga viti 1979, pra tash e 37 vjet. Këtu dua të tërheq vëmendjen çdo lexuesi: jo vetëm nga viti 1982 (koha e atentatit në Untergruppenbach), por që nga viti 1979, që kur kishte urdhër nga Beogradi për të më eliminuar fizikisht mua. Dështimet e tij, jo vetëm një herë, por më shumë herë, që të zbatonte urdhërat e shefave të tij rankoviçianë, ku dhe demaskoheshin tentativat e tij dhe shihej qartë se çka tentonte të bënte, nuk i lënë atij tjetër mundësi pos të çoroditë opinionin kosovarë dhe më gjërë duke shpifur dhe duke përhapur lloj lloj gënjeshtra e dezinformime. Këto që po them unë, dokumentohen me fakte të prekshme. Por unë do të pyes, dhe të gjithë ju viktimat e shpifjeve, gënjeshtrave e dezinformacioneve të këtij maskaraji e matrapazi, keni të dejtë t‘a pyetni atë, a mundet ai të dokumenton qoftë edhe vetëm një nga të thënat e tij të shumta kundër meje, qoftë më të voglën. Sepse të gjitha çka ka thënë janë shpifje e gënjeshtra dhe nuk kanë kurrfarë baze, jo vetëm këto që ka thënë në këtë shkrim, por të gjitha, edhe ato që shpifte më parë. Tërë sjelljet e Ibrahim Kelmendit janë sipas devizës së vjetër dhe të njohur të UDB-së: SHPIF SHPIF, SE DIÇKA MBETET. Por tash ai ka shpifur aq shumë, sa është tërësisht në kundërthënie me vetëveten. Këto kundërthënie janë parë qartë kur ai ka tentuar t’a mashtronte drejtësinë gjermane duke shpifur kundër meje, e nuk ia ka dalë dot. Por duket se këtë e kanë vërejtur edhe disa komentues, ku dikush i shkruante se „nuk po i pret sakica në një vend”. Pra, ka vjellur aq shume, sa nuk po dinë më as vet se çka ka ngrënë; ka shpifur aq shumë, sa nuk po dinë më as vet se çka ka thënë.

Në rastin konkret, në shkrimin që ka postuar këtu, ku kanë pasuar edhe shumë komente, Ibrahim Kelmendi, si një agjent i regjur dhe matrapaz me përvojë, për të mashtruar dhe manipuluar njerëzit, ka bërë dy çorientime ose dezorientime në një: Çorientimi i parë është se këtij shkrimi të tij i ka paraprirë një shkrim i postuar nga SHQIPTARI.EU, (shih shkrimin: „Zdravko Mustaç: IBRAHIM KELMENDI – AGJENT I UDB-së ME EMRIN ‚SIALICA’”, postuar më 4 dhjetor), ku publikohej një shkrim i një ish-eprori të UDB-së me origjinë nga Kroacia, Zdravko Mustaç, i cili ka ditur çdo gjë për Ibrahim Kelmendin, por me shpërbërjen e Jugosllavisë Mustaç ka kaluar në anën e Kroacisë, i ka bërë thirrje Ibrahim Kelmendit që të kalon edhe ky të punon për Kroacinë, por Ibrahim Kelmendi nuk ka pranuar dhe ka vazhduar t’i qëndron besnik Sërbisë. Prandaj Zdravko Mustaç ia ka zbuluar të gjitha sklluçkat, duke shënuar edhe gjëra të imëta personale të tij që nuk ia di çdokush. Por edhe Ibrahim Kelmendi, me tërë atë përvojë të maskarallëqeve e matrapazllëqeve që ka, natyrisht se nuk dorëzohet lehtë. Ai gjenë mënyrën që të mos konfrontohet me atë që ia nxjerrë të palarat në ledinë, (sepse e di që Mustaçi ia di të gjitha të zezat), por përpilon një shkrim me shpifje kundër Riza Salihut, (shih shkrimin e tij me titull: „PËRSE ËSHTË ANASHKALUAR DHE ANASHKALOHET RIZA SALIHU – I DYSHUARI PËR VRASJE TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS!?”, – postuar më 8 dhjetor), dhe të gjithë ata që do t’i kërkonin llogari për ato të palara që ia nxori në lendinë Zdravko Mustaç, i mashtron, i kthen dhe i bën të shfryejnë kundër Riza Salihut. Kjo është shkolla tipike e UDB-së. Sa i përket kësaj shpifjeje bombastike që në titull, se gjoja Riza Salihu është i dyshuar për vrasje të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, po e shoh të nevojshme ta sqaroj për hir të lexuesve, se Riza Salihu as nuk është anashkaluar dhe as nuk anashkalohet, as nuk ka pasë nevojë të anashkalohet, se ndaj Riza Salihut, siç e kanë konfirmuar vet organet kompetente të drejtësisë, nuk ka pasë kurrë kurrfarë dyshimi në lidhje me ngjarjen në Untergruppenbach. Ka pasë vetëm kallëzime nga ana e Ibrahim Kelmendit, të cilat janë dëshmuar të pa baza dhe janë hedhur poshtë, ndërkohë që edhe është marrë vesh dhe dihet pse Ibrahim Kelmendi vazhdimisht po shpifë kundër Riza Salihut. Riza Salihu nuk i është fshehur drejtësisë, nuk ka ikur, por është paraqitur, ndërsa e vërteta është se pos shpifjeve të Ibrahim Kelmendit nuk ka asnjë pistë dyshimi ndaj Riza Salihut. Në fakt, i dyshuari i vërtetë për pjesëmarrje në vrasjet në Untergruppenbach është vet Ibrahim Kelmendi. Unë Pallavrave të Ibrahim Kelmendit do t’u përgjigjem me një sfidë: hajde të shkojmë të dy në Gjermani, t’u paraqitemi organeve kompetente të drejtësisë, e ta shohim se cili jemi vërtetë i dyshuar. Këtë po e them me përgjegjësi. Unë jam Riza Salihu dhe kurdoherë në jetë kur kam thënë diçka, e kam mbajtur fjalën. Edhe tash e mbaj fjalën. Por a guxon Ibrahim Kelmendi të vjen, kur është i dyshuar edhe për pjesëmarrje në rastin Untergruppenbach, e edhe ka të hapura procedura të tjera, qoftë për mashtrime me fonde apo edhe për krime të tjera, siç janë krimet e vrasjes, të shtytjes për vrasje etj.

Çorientimi i dytë ose dezorientimi i dytë që po bën Ibrahim Kelmendi me këtë fushatë të re shpifjesh është postimi i intervistës time që ia kam dhënë në vitin 2012 Televizionit Klan Kosova, ku specifike duket mënyra se si e paraqet ai atë intervistë, duke u shtirur sikur po „komenton” apo po „udhëzon” në diçka çka thuhet aty. Si agjent i regjur dhe matrapaz me përvojë, ai duket se ia ka arritur ta paraqet në atë mënyrë, që një numër i konsiderueshëm i komentuesve as nuk e kanë kuptuar se kjo ishte një intervistë reaguese ndaj intervistës shpifëse që pat dhënë Ibrahim Kelmendi në të njejtin televizion një javë më parë. Këtu është fjala për intervistën time të datës 12 mars 2012 si reagim ndaj intervistës shpifëse të Ibrahim Kelmendit të datës 05 mars 2012. Ky agjent i regjur, duke u shtirur sikur gjoja po „zbulon” apo po „demaskon” diçka, ka numëruar minutat dhe në shkrimin e tij shënon se në cilën minutë çka paska thënë Riza Salihu. Gati sa nuk thërret për djegie si Galileo Galileon! Por ky matrapaz nuk ka pasë fare nevojë të numëron minutat, të paraqet pjesë të shkëputura e të veçuara, në versionin manipulues që i nevojitet atij. Riza Salihu çka do që ka thënë, kurdo që ka thënë, qoftë në intervistën në fjalë, (në cilën do minutë), apo çka thuhet sot, apo çka është thënë para pesë vitesh, para dhjetë vitesh, para njëzetë, apo tridhjetë, apo dyzetë vitesh, Riza Salihu gjithmonë qëndron me përgjegjësi pas fjalëve të veta. Nuk ka nevojë Ibrahim matrapazët ta interpretojnë Riza Salihun. Riza Salihu nuk është Ibrahim Kelmendi, që çka thotë para dite, e demanton vetëveten pas dite, e vështirë ta marrësh vesh se a ka bërë më maskarallëk para dite, apo pas dite. Ndërsa sa u përketë vërejtjeve të disa komentuesve, se pse është përzgjedhur mediumi i Baton Haxhiut, dëshiroj t’ua bëj me dije, se nuk e kam përzgjedhur unë mediumin e Baton Haxhiut, atë e ka përzgjedhur vet brahim Kelmendi, i cili është paraqitur me shpifje kundër meje, unë vetëm kam reaguar në të njejtin medium. Edhe me ligj është e përcaktuar, se kur një medium i jepë dikujt qasje që ta përgojon një person tjetër, e ka obligim t’i jepë qasje edhe personit të përgojuar që të reagon. Pra, unë vetëm këtë të drejtë e kam shfrytëzuar. Kjo sqarohet në fillim të intervistës edhe nga ana e Baton Haxhiut, i cili thotë se Riza Salihu ka reaguar ashpër me një letër. Pra, mënyra e paraqitjes së kësaj interviste nga ana e Ibrahim Kelmendit është e interpretuar nga ana e tij, ku ai do që ajo të kuptohet ashtu si do ai.

SHPIFJET – ARMA MË E PREFERUAR, MË E FUQISHME DHE E PËRHERSHME E IBRAHIM KELMENDIT

Si orvatje e dëshpëruar për dështimet e të kaluarës, që nuk i ka zbatuar dot urdhërat e UDB-së për të cilat është zotuar dhe do t’i zbatonte me pasion, Ibrahim Kelmendi vazhdon avazin e tij të shpifjeve. Ai orvatet ta krijon një opinion se gjoja Riza Salihu paska dorë apo na qenka i dyshuar për atentatin e 17 janarit 1982 në Untergruppenbach. Dhe merrnie me mendë kush po e thotë këtë: krimineli, idioti, spiuni, që tërë jetën i ka shërbyer UDB-së republikane të Sërbisë, i cili i ka duart e përgjakura me gjakun e shumë veprimtarëve patriotë, por për të mos e zgjatur me faktet që nxjerrin të tjerët për të dhe për tu kthyer tek gjërat konkrete, do të them shkurt: krimineli që personalisht kishte dhënë armë për vrasjen (e Riza Salihut), pra, krimineli që kishte përcjellur urdhërat e UDB-së për vrasjen (e Riza Salihut), i cili madje edhe përmes letrave ka shtytur për vrasje, të cilit këto letra përmes të cilave shtytte në krim për vrasje i janë zbuluar, kanë rënë në dorë të vet Riza Salihut, e edhe të policisë (gjermane), pastaj përmes letrave në fjalë është zbuluar edhe arma që kishte dhënë. Dhe pas tërë këtyre tentativave, pas tërë këtyre veprave të ulëta e të shemtuara, ky matrapaz e maskara akoma merrë paturpësinë t’ua shpifë të tjerëve veprat e tij të shemtuara. A ka më matrapazllëk se kaq?! A ka më maskarallëk se kaq?! Shpifësi akuzon për shpifje! Hajni thërret: „kapeni hajnin!” Tamam ashtu siç po shtiret me dekada se gjoja po vepron për çështjen kombëtare shqiptare; e atë veprimtari po e bën duke u shërbyer shërbimeve sekrete të Sërbisë, pra, po shtiret e kundërta e asaj çka ai në të vërtetë është. E kundërta e realitetit janë edhe këto që po vjellë në këto shkrime që ka postuar tani.
Këto që shkrova këtu, kërkujt nuk i kërkoj të më beson mua, por secilit i kërkoj të njihet me realitetin para se i beson cilitdo qoftë. Prandaj them: urdhëroni zotërinjë, aktet janë në Prokurorinë e Shtutgartit. Kërkoni ato dhe njihuni me realitetin. Aty janë faktet se cili në të vërtetë jepte urdhëra për vrasje. Faktet janë të prekshme dhe janë shumë kokëforta, janë të pa demantueshme. Të shpifë për vrasje kundër një personi të cilin ai vet ka tentuar ta vret, por i ka dalë „baruti i lagur”, kjo nuk do koment.

Ibrahim Kelmendi ka tentuar ta mashtron drejtësinë gjermane duke vjellur kundërmueshëm kundër Riza Salihut. Pas shqyrtimit në detaje, ka rezultuar se të gjitha ato që kishte vjellur ky qelbës kundërmues ishin vetëm shpifje të ulëta dhe pa asnjë bazë të një matrapazi të pa cipë. Pastaj ka tentuar ta mashtron drejtësinë Kosovare. Dhe pasi ka dështuar edhe këtu, si orvatje e dëshpëruar për dështimet e pësuara, vazhdon të lehë kundër Riza Salihut, lehje këto që në fakt janë rënkime të tij, rënkime për dështimet, sepse në rastin e Riza Salihut ka dështuar UDB-ja, që më konkretisht mund të thuhet se ka dështuar agjenti UDB-ash Ibrahim Kelmendi, që as nuk mundi ta kryente atentatin, as nuk mundi ta mashtronte drejtësinë gjermane që së paku ta dënonin Riza Salihun. Kur dështon një strukturë që nuk është mësuar të dështon shpeshë, atëherë Dështaku (me D të madhe!) ose përgjegjësi për dështimin mbetet të mbahet mendë. Kjo është ajo që po i shkakton dhimbje Ibrahim Kelmendit dhe nga këto dhimbje po i dalin tërë ato rënkime, sa e kërdisi botën duke kundërmuar me shpifje. Unë i kuptoj këto dhimbje të tij. Por, më vjen keq: fatkeqsisht janë të pashërueshme.

Sa i përket atentatit të 17 janarit 1982 në Untergruppenbach, Ibrahim Kelmendi që i fundit (vetëm pak orë para ngjarjes) ka qenë në atë shtëpi, po shpifë kundër dikujt që kurrë nuk ka qenë në atë shtëpi, e as në afërsi. Vetëm pak orë para se të ndodhte atentati, me urdhër të oficerëve policor KOK Odaischi dhe KHK Günter nga LKA-BW me seli në Shtutgart, ka shkuar në shtëpinë ku banonin Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Pastaj ka dalë dhe sipas urdhërit është paraqitur te Odaischi dhe Günter, të cilëve ua ka dhënë informacionet se kush ndodhej brënda dhe çka po bëhej. Përsëri me urdhër të të njejtëve, që të largohej nga aty dhe atë ditë të mos kthehej më në atë shtëpi, është nisur për në Düsseldorf. Porsa ka arritur në Düsseldorf në mëngjezin e të nesërmes, e ka marrë vesh se ka ndodhur atentat. Në këso rasti edhe gomarit do t’ia kapte mendja se kush ishte pregatitur për të kryer një vepër të tillë. Por Ibrahim Kelmendi jo se nuk e di, por ai nuk guxon të flet, sepse vet ka bashkëpunuar me atentatorët si informues i tyre, ishte Kallauzi i tyre.
Disa ditë para se të ndodhte atentati, policë të LKA-BW-së ishin në veprim dhe po vëzhgonin lëvizjet e shqiptarëve në relacionet Stuttgart–Untergruppenbach dhe Stuttgart–Bernhausen, (ku një grup i shqiptarëve e ka çfaqur një film të Shqipërisë). Disa (shqiptarë) edhe janë kontaktuar nga policët, ndërsa vet Ibrahim Kelmendi është parë se është kontaktuar më shumë herë nga ta. Pastaj ndodhi ngjarja dhe policët e LKA-BW-së u ndodhën në vendin e ngjarjes para policisë së Heilbronnit, edhe pse vendi i ngjarjes mbulohej nga Drejtoria Policore e Heilbronnit, e jo nga policia e Stuttgartit. Dhe që habia të jetë më e madhe, ata policë (të Stuttgartit) menjëherë e kishin me vete edhe manjetofonin e parapregatitur që më parë, me lentën e pregatitur për të inçizuar, që të inçizonin zërin e njërit nga viktimat, i cili në fillim (qëllimisht) nuk do të goditej në organet vitale, që t’i mirrej një intervistë para se të mbytet më vonë. Dhe krejt në fund rezulton se reparti policor i LKA-BW-së që e „kujdestaronte” ngjarjen para se ajo të ndodhte dhe që i mori përsipër hetimet ishte i njejti repart policor i LKA-BW-së që i kishte ndjekur hetimet kundër Riza Salihut më 1980 për shkak të kontrollimit të postës agjentëve të UDB-së (ndër të cilët edhe Ibrahim Kelmendit). Të besohet se të gjitha këto ishin rastësi? Jo jo, unë në rastësi të tilla nuk besoj. Ku duken shumë „koinçidenca”, aty në fakt ka një plan të detajuar mirë. Nuk janë rastësi këto.
Ibrahim Kelmendi në kryerjen e kësaj vepre është përdorur si informator. Jo që e ka bërë me dëshirë, as nuk është paguar për këtë, por ai është shantazhuar dhe është detyruar, sepse është detyruar të paraqitet sa herë që e kërkojnë dhe të bën gjithë çka i urdhërojnë, që të mos ia bënin padinë që kishte dhënë armë dhe shtytte për vrasje. Për këtë shkak ai as tash nuk guxon të tregon të vërtetën, por gjen të lehë kundër Riza Salihut, duke u orvatur ta mjegullon çështjen.
(Shiko edhe vazhdimin 3)
Gefällt mir · Antworten · 21. Dezember um 14:29
Riza Salihu
Riza Salihu · Mit Blerim Muriqi und 69 weiteren Personen befreundet
Vazhdim i reagimit 3

Sa i përket kontrollimit të postës, është pikërisht krimineli Ibrahim Kelmendi ai të cilit duhet t’i kërkohet llogari dhe i cili duhet të dënohet. Sepse përmes kontrollimit të postës nga letrat e tij është zbuluar se ai kishte dhënë armë, ishte duke e pregatitur atentatin, shtytte për vrasje, edhe përmes letrave. Dhe unë dua të pyes këtu: kush është ai idiot, që mund të thotë se jeta e një shqiptari dhe veprimtari të çështjes kombëtare qenka më pak e vlefshme se ndonjë letër e kriminelëve të UDB-së, kur ata po pregatisnin plane kriminele dhe përmes letrave të tyre u zbuloheshin ato plane?! Merrnie të gjithë në dijeni, se përmes letrave të Ibrahim Kelmendit, ku shtytte për vrasje dhe nga të cilat dukej se kishte dhënë armë, është gjetur edhe arma. Këtë e kanë pranuar të dy edhe në proçesverbale, kur janë marrë në pyetje nga policia. Aktet ekzistojnë. Faktet janë të prekshme dhe janë shumë kokëforta. Ato letra për të cilat po ankohet, janë fakte që dëshmojnë të bëmat e shemtuara të tij. Kërkush nuk duhet të hamendet, se cilit t’i beson. Urdhëroni kërkoni aktet në Prokurorinë e Shtutgartit, që ta shihni se si ishte e vërteta. Besej se kërkush nuk do të mbetet pa u habitur, se si po mundet ky maskara, t’ua shpifë të tjerëve të bëmat e tij të shemtuara.

Përkitazi me deklarimin tim, se veprën në Untergruppenbach e kanë kryer oficerët e policisë gjermane KOK Odaischi dhe KHK Günter, askush nuk ka nevojë të shtiret sikur po dëgjon sharje të Zotit, duke luajtur vendit sikur policia gjermane na qenka e shenjtë, që nuk bën këso punësh. Ata që çirren duke u shtirur se po kërkojnë zbardhjen e rastit, por kërkojnë një zbardhje që u pëlqen atyre, e jo si ishte realiteti, në fakt po e ulin veten në nivelin e Ibrahim Kelmendit, e në këtë mënyrë po e pengojnë zbardhjen. Këtu nuk duhet të ketë tabu. Kush krijon tabu, ai është kundër zbardhjes së çështjes. Edhe Ibrahim Kelmendi është kundër zbardhjes së rastit, se zbardhja e rastit do ta çonte atë në burg, si pjesëmarrës në rolin e informuesit. Ai po thërret për „zbardhje”, por duke thirrur për „zbardhje”, po mundohet ta çorienton e ta mjegullon rastin dhe kështu ta pamundëson zbardhjen.

Vlerësimet se atentatin në Untergruppenbach e ka bërë policia gjermane nuk kanë dalë për herë të parë në televizionin e Baton Haxhiut më 2012. Qysh në vitin 1982 Grupi Komunist ZËRI I KOSOVËS ka bërë vlerësimet dhe ka dalë me Komunikatë, përmes të cilës është sqaruar se vrasjen e trefishtë në Untergruppenbach e ka kryer policia gjermane nga Institucioni LKA-BW me seli në Shtutgart, e përgjegjës për këtë janë KOK Odaischi dhe KHK Günter. Ajo Komunikatë është shpërndarë në gjuhët shqipe, gjermane dhe kroate rrespektivisht serbokroate. Janë shpërndarë me mijëra e mijëra kopje të saj. Në atë kohë, paralelisht me përhapjen e asaj Komunikate, unë personalisht, (Riza Salihu), e kam bërë kallëzimin penal me shkrim në Prokurorinë e Shtetit në Shtutgart, kundër KOK Odaischi-t dhe KHK Günter-it. Ai kallëzim penal është regjistruar në institucionin përkatës dhe nga Prokuroria e Shtutgartit edhe është dhënë përgjigje me shkrim, ku dyshimi nuk është hudhur poshtë. Shkrimi me të cilin është përgjegjur Prokuroria e Shtutgartit ekziston. Përgjigja ka ardhur në adresën time. Unë në atë kohë banoja në Gjermani dhe kam pasë vendbanimin të lajmëruar zyrtarisht, ashtu siç parashihej me ligjet gjermane. Lënda është e regjistruar në Prokurorinë e Shtutgartit. Atë mund ta vërteton kushdo që i kërkon aktet.

Palaçove të Ibrahim Kelmendit, që lakmojnë shkathtësitë shpifëse dhe matrapaze të tij dhe në shpifjet e tij kërcejnë si gjelat, duan të gjykojnë diçka që as nuk e njohin lëndën, e as nuk dijnë të gjykojnë, do t’u përgjigjem me një pyetje, konkretisht me pyetjen: ku ishit atëherë, zotërinjë?!(!) Ani që nuk keni bërë kurrë kurgjë për Atdheun, por ku ishit së paku kur gjatë viteve 1982 e 1983 janë shpërndarë me mijëra e mijëra kopje të Komunikatës, me të cilën njoftohej në detaje se atentatin në Untergruppenbach e ka bërë policia gjermane nga institucioni i LKA-BW-së?! Mos thuani si qyqarë: „mua nuk më ka ra në dorë”. Sepse ajo Komunikatë është shpërndarë në aq shumë mijëra kopje, (nuk e di as vet sa mijë kopje janë shpërndarë, sepse kanë shumëzuar edhe të tjerët), sa ajo ka mundur të ngelë pa i rënë në dorë vetëm atij që nuk ka dashtë ta merrë. Sepse atëherë ka pasë njerëz që edhe ndonjë trakt që kishte të bënte me çështjen kombëtare, nuk e mirrnin, sepse nuk guxonin, sepse ishte e rrezikshme. Të njejtit tash kur e dijnë se nuk shkohet në burg për këtë, ngrihen si gjelat me folklorizmin e patriotizmit falls. Vetëm dua të ju vë në dijeni, se e di, që kur kishte nevojë Atdheu, ju ishit të „padukshëm”, nuk gjendeshit dot kërkund.

SHPIFËSI QË SHPIFË PËR SHPIFJE (T’I THEM SA S’MË KA THËNË)

Kur e shikoni intervistën time në Televizionin Klan Kosova, e shihni edhe një pyetje që ma bën Baton Haxhiu, i cili ishte i dezinformuar nga matrapazi Ibrahim Kelmendi, ku thuhej se gjoja Riza Salihu shkonte gjithandej dhe shpifte. Këtë Ibrahim Kelmend e ka hedhur sipas devizës së njohur: „t’i them sa s’më ka thënë”. Në të vërtetë Riza Salihu as nuk e ka fare natyrën që merret me shpifje, e as nuk ka pasë kohë të merrej me shpifje, se në atë kohë Riza Salihu udhëhiqte organizatë dhe ka pasë shumë punë për të bërë. Ai që merrej me shpifje edhe atëherë, siç po bën edhe tash, e që tërë jetën ka bërë kështu, është ky që edhe tash po e shihni të gjithë pasqyrën e tij se çka po bën në facebok, me shkrime të gjata, e tërësisht të gënjeshtërta, siç po bën edhe me publikimet e tij shkarravina analfabeteske, fillim e mbarim gënjeshtra, pra, Ibrahim Kelmendi. Por, të merresh me shpifjet e Ibrahim Kelmendit është çuarje e kohës dëm. Megjithatë shpifjet e shumta të detyrojnë të reagosh së paku në ndonjë çështje më të ndjeshme.

Ja në mbarim edhe një shembull fare konkret nga shpifjet e tij të fundit: në kuadër të komenteve nën shkrimin e tij shpifës të 8 dhjetorit, në pyetjen e një komentuesi, se pse nuk e ka bërë publik edhe emrin e „atentatorit të dytë”, Ibrahim Kelmendi i përgjigjet (citoj): „…vetëm për sukses të hetuesisë, meqë gjermanët më kanë sygjeruar që të përmbahem pa e publikuar të dyshuarin e dytë. Ndonjë arsye tjetër nuk kam”.

Kjo rrenë ta përkujton atë fjalën e njohur: „eh, po qesaj nuk i gjëmohet!” Sepse po orvatet ta krijon një bindje të rrejshme se gjoja ai po bashkëpunon me hetuesinë gjermane, e se gjoja institucionet gjermane po i sugjerojnë atij. Gënjeshtër shumë e lirë! Po mirë, kjo është e lehtë për ta zgjidhur. Pasi ai po hedhë gënjeshtra kaq banale, e nuk ka nevojë të brengoset se e humbë fytyrën, sepse nuk ka fytyrë për të humbur, atëherë unë, megjithëse e ceka një herë lart që të shkojmë të dy në Gjermani dhe ta shohim se cili qenkemi i dyshuari, do ta thërras edhe një herë: hajde pra të shkojmë të dy në Gjermani, e ta shohim se cili vërtetë jemi i dyshuar, si dhe ta shohim se si i sygjerokan atij gjermanët. Por e vërteta është se ai nuk guxon të shkonë më në Gjermani. E pot ë shkon, pa dyshim burgoset. Ka kaluar ajo kohë kur KOK Odaischi dhe KHK Günter nuk ia kanë bërë padinë, sepse u nevojitej për informant. Tash Odaischi dhe Günter janë në pension, e të tjerët nuk e rrespektojnë marrëveshjen që kishin bërë ata dy me Ibrahim Kelmendin.

Shpifjeve të Ibrahim Kelmendit nuk mundet kurrë kërkush t’u referohet në tërësi, sepse ai ka shpifur shumë. Por për ndonjë temë të caktuar eventualisht do të reagoj edhe me ndonjë reagim tjetër.

Exit mobile version