fbpx
Lajme

Sami Lushtaku: Kurtoviçi po na lë pa ujë, ka pasur diskrimin total ndaj Drenicës, uji nuk është luks

“Ka ndodh një diskriminim nga kryeministri Kurtoviq, po e lë Skenderajn pa ujë”.

Kështu e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi pozita në Kuvendin e Kosovës, nuk e përkrahën një amendament për financimin e një projekti që ka të bëjë me furnizimin me ujë të qytetarëve të Skenderajt.

“Kjo u bë me qëllim, nuk e di qysh ta përkthej ndryshe”, ka shtuar Lushtaku.

“Ka pas diskriminim total për Drenicën, unë as pakicave nuk ia kisha bërë këtë, e jo një regjioni”.

Lushtaku, potencon se kjo është e padrejtë për qytetarët e Drenicës, pasi projekti ishte në përfundim e sipër.

“Të gjitha procedurat janë kryer dhe ka pas veç të ia fillojë puna, por Kurti se ka pa arsyeshme që ta vazhdojë këtë projekt”.

“Uji është jeta, nuk është diçka që është luks, mendoj që ka bërë gabim, por ky tani po tregohet se kush është”.

Me financimin e këtij projekti nga Qeveria e Kosovës, sipas tij, do të ndërroheshin gypat dhe pompat e ujit për pjesën më të madhe të Drenicës.

“Gypat që janë tani janë të vendosur para 60 vjetëve, por kanë pas të ndërrohen edhe pompat e ujit”, shtoi ai.

Edhe djali i Lushtakut, Mërgimi që është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, të premten ka theksuar se deputetët e VV-së e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë dhe se janë kundër Drenicës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close