Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, pretendon të ketë fituar edhe një mandat si kryetar i Istogut, ndonëse rezultatet paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e thonë të kundërtën.
Në një konferencë, Rugova ka falënderuar të gjithë simpatizuesit për angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve lokale.
“Ne kemi dalë fitues në të tri këto faza. Kështu thonë rezultatet që i kemi e që na qesin neve në përparësi”, ka thënë ai.
“Unë e ndjej veten kryetar komune”, është shprehur Rugova.