Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Ghazni, Arif Noori, ka thënë se katër policë të tjerë janë plagosur në sulmin e 30 tetorit.
Sipas Noorit, shtatë luftëtarë talibanë janë vrarë gjatë luftimeve që zgjatën më shumë se një orë.
Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sulmet talibane në pikat e kontrollit dhe bazat ushtarake po rriten gjithnjë e më shumë, në jug dhe lindje të rajonit në muajt e fundit.