fbpx
Lajme

Sekretari i Rugovës: Isha me Thaçin, serbët e shanë atë zëshëm, ky i gjuajti dhe ata u trembën

Bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit të ndjerë z. Ibrahim Rugova nëpërmjet librit të tij, por edhe dokumentarit për Konferencën e Rambujesë, kishte treguar disa detaje të pathëna më herët. Adnan Merovci, ka treguar momentet më interesante të Konferencës, ku poashtu tregoi edhe një moment interesant acarimi që kishte ndodhur mes delegacionit serb dhe liderit të delegacionit kosovar z. Hashim Thaçi.

“Udhëheqësin e grupit të UÇK-së Hashim Thaçi, dilnim shpesh dhe ne patëm ra n’sy që dilnim shpesh, lëviznim nëpër këtë kopsht gjatë pauzave, dhe në përpjekje që edhe personalisht ta këshillojë dhe t’i ndihmojë për çështje të ndryshme, me një rast duke u kthyer disa anëtarë të delegacionit serb ishin këtu në terrasë lart dhe kur e panë Thaçin duke levizë filluan ta ngacmojnë dhe ta shajnë, ai duke mos e njohur gjuhën serbe më pyeti mua se çka po thojnë, unë njëherë heshta, po herën e dytë ata ishin të zëshëm dhe ai e kuptojë se po e shajnë, ai në atë rast u ulë poshtë dhe në këtë pjesë ku kishte zallë e mori një grusht zallë dhe u afrua afër atje dhe i gjuajti atje lart, ata pastaj u trembën pak dhe hynë brenda”, tregoi Adnan Merovci një ngjarje interesante nga Rambujeja.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2055206441264032 video 59min

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close