fbpx
Lajme

Selakoviq – Gërvalles: Thaçi e Veseli janë në Hagë krimet që kanë kryer ndaj serbëve

Kanë vazhduar përplasjet mes kryediplomates kosovare Gërvalla dhe atij të Serbisë, Nikolla Selakoviq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Selakoviq i reagoi Gërvalles duke i thënë se ajo gënjeu kur tha se 90% e serbëve kanë ndërruar targat në RKS, shkruan lajmi.net.

“Më duhet të reagoj për arsyen që kemi dëgjuar gënjeshtra brutale nga zonja Scharz. Ajo tha se përfaqëson demokracinë më të re në Evropë. A keni dëgjuar për një demokraci ku votimi për njerëzit është ndaluar? Dhe votimi është ndaluar për serbët dy herë këtë vit. Gënjeshtër brutale. Tha se 90% e targave janë riregjistruar”, tha ai.

“Ka mbi 9 mijë njerëz që janë pronarë veturash, vetëm dy prej tyre që kanë ndërruar targat e tyre. A është kjo 90%. Ndoshta shembulli më i mirë se këto gënjeshtra janë brutale. Zonja Schëarz është e obsesionuar me presidentin tonë Vuçiq. Ajo tha se ai po përgatit një agesion po nuk tha se çka tha Prishtina në këtë drejtim. Në 8 muajt e fundit kemi dëgjuar për gënjeshtra sistematike që presidenti Vuçiq po përgatit agresion, por Prishtina dhe Albin Kurti po konstruktojnë bazën e re të Njësisë Speciale në komunat me shumicat serbe. Cila është arsyeja për këto?”, tha ai.

“Kurti ka dhënë një intervistë për një gazetar të Euroneës. Pyetja ishte se njëherë keni thënë se do të mbështesni bashkimin me Shqipërinë. Ai thotë në përgjigje se “besoj që pavarësia e plotë nënkupton që të bashkohemi në Federatë me Shqipërinë, apo në BE. Si do të votonit në ato referendume, e pyeti gazetari, ai tha se besoj që do të votoja pro”, tha Selakoviq.

“Ndoshta mund të dorëzoni aplikacionin që të bëheni nxënës i tij. Ai mund t’iu mësojë shumë për diplomacinë e politikën. Ku është ish-presidenti juaj, Hashim Thaçi, ku është Kadri Veseli, çka po bëjnë ata në Hagë. Janë atje për t’u proceduar dhe dënuar për krimet e tmerrshme që kanë kryer ndaj serbëve”, tha ai./Lajmi.net/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close