Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur në lidhje me takimin e djeshëm të paraqitur nëpër medie në mes të tij dhe anëtarit të kryesisë së PDK-së, ish nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti. Ai ka thënë se takimi mes tyre ishte spontan, por se ishte krejt normal, madje dhe takimet të tilla sipas tij do të ndodhin sërish, raporton IndeksOnline.
“Ai takim do të ndodh prapë, unë nuk jam armiq me ta, siç na kanë paraqitur, takim mes armiqësh. Unë jam takuar edhe në Prishtinë dhe do të takohem sërish, mund të ju siguroj se kafet i kanë paguar ata”, tha Selim