fbpx
Lajme

Selimi: Takimi në Uashington mund të shtyhet për 4 shtator

Ende nuk ka një datë të saktë për takimin e Uashingtonit.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili po qëndron për një vizitë në Uashington, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla, tha se takimi është paraparë për 2 shtator, por që ka mundësi të shtyhet për 4 shtator.

Selimi në një prononcim për RTK-në tha se shtyrja për dy ditë e takimit të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mund të ndodhë për shkak të agjendave të bartësve kryesorë të këtij takimi.

Ndërkaq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se amerikanët ende janë në periudhën e parapërgatitjes së takimit Kosovë-Serbi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close