Epilogu

“Selman Uka e ka vrarë Ali Ukën, ishin djem të axhës mes vete, Sali Berisha e liroi vrasësin”

Shumë është folur e përfolur historia e gazetarit Ali Ukaj. Xhavit Haliti, e ka fajësuar djalin e axhës së Ukës, Selman Ukën për vrasje, duke e cilësuar si pijanec që ka humbur vetëdijen në gjendje të dehur. Ka treguar se Selmani, ishte gjykuar por nuk ishte dënuar për shkak se ishte dërguar në psikiatri në Shqipëri dhe më vonë kishte ikur nga burgu pas trazirave të marsit.

“Është enigmatike vrasja e Aliut, sepse qëndroi deri në orët e vona me këshilltarë të Berishës dhe në mëngjes u gjet i vdekur nga një i afërm i tij, që u akuzua në Tiranë, por me urdhër të Berishës u lirua shumë shpejt nga burgu, drejt Zvicrës dhe sot e kësaj dite nuk është dënuar”, tregonte Hashim Thaçi, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.

“E njihte dhe personalisht Remzi Hoxhën dhe kishte tentuar të hulumtonte për të publikuar një histori në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e tij”, kishte rrëfyer ai.

“Ali Uka në atë kohë përgatiste temën e diplomës, në fund korrikut 1997, dhe më ka rrëfyer drejtpërdrejt se ai mendonte të përgatiste dhe botuar në ‘Gazetën Shqiptare’, ku punonte një fejton për vrasjen e Remzi Hoxhës, për komunikimet që kishte me Azem Hajdarin”, tregonte Hashim Thaçi, në emisionin Top Story të top Channel.

Për vrasjen u arrestua kushëriri i tij Selman Uka. Në mënyrë të beftë, gjykata e cilëson të papërgjegjshëm mendërisht dhe e shtron në psikiatri. Pas pak kohësh Selmani arratiset drejt Zvicrës, ku mendohet se jeton sot e kësaj dite.

Thaçi ka thënë se është e vërtet se ai është arrestuar në Tiranë me pretekstin e armëmbajtjes pa leje.

“Jam arrestuar dhjetë orë para se të vritej Ali Ukaj te ura e Elbasanit në mënyrë brutale, definitivisht nga autoritetet e Sali Ramë Berishës. Kam qëndruar 24 orë në komisariat. Dhe kur është vrarë Ali Ukaj unë kam qenë në burg. Ekziston dosja, vetëm nëse është prishur”, kishte thënë Thaçi.



Exit mobile version