Në një debat televiziv në RTV Dukagjini, rreth së ardhmës së LDK-së, deputeti i LDK-së z. Driton Selmanaj ka drejtuar akuza kundër PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ai ka thënë se LDK është avangardë, ndërsa të tjerët kanë qenë produkt i LPK-së.
Në këtë moment, përderisa z. Selmanaj ishte duke e goditur LPK-në, ka reaguar analisti Astrit Gashi duke i thënë që LDK ka rrjedh nga LKK – Lidhja Komuniste e Kosovës. /epilogu/