fbpx
Lajme

Senati i Venedikut ofroi pension prej 100 dukatësh për personin që do ta mbyste Gjergj Kastriotin – Skënderbeun

Katër muajt e parë të vitit 1448 u karakterizuan nga përpjekjet e Sinjorisë për të negociuar me Kastriotin. Pas dështimeve të skemave fillestare venedikase, veprimet e Senatit të Venedikut fillojnë të bëhen makiaveliste dhe makabre.

Në 4 maj 1448 Senati merr vendimin për ta zhdukur fizikisht Skënderbeun, duke vënë në dispozicion një pension vjetor prej 100 dukatësh për përsonin që “do ta mbyste me dorë të vet ose me dorën e ndonjë tjetri”.

Në 25 maj venedikasit e shtrinë sulmin e tyre edhe në planin juridik. Ata vunë në përdorim armën e mohimit të statusit juridik arbëror të Gjergj Kastriotit, duke e shpallur atë botërisht si “renegat turk”, që duhej ndëshkuar nga Sulltani për shkak se po “po prishte paqen e Turkut me Venedikut (“Scanderbego est Turchus et nos cum Turcho habemus bonam pacem vigore…”)

“…Skënderbeu është turk dhe ne me Turkun kemi në fuqi një paqe të mirë…”.

Kjo nënkuptonte se “renegati” Skënderbe ishte “problem i brëndshëm” i Perandorisë Osmane, problem që mund dhe duhej zgjidhur në kuadrin e administratës perandorake, prandaj Sinjoria e gjente plotësisht “të ligjshme” që t’i drejtohej Sulltanit për t’i vënë fre këtij “turku renegat” që po u prishte punë dy të mëdhejve.

Në një këndvështrim tjetër, ky veprim i ulët i Venedikut mund edhe të interpretohet si një mohim absurd i gjithçkaje që kishte bërë Skënderbeu 5 vjet mbrapsht në kohë në emër të kryengritjes arbërore dhe krishtërimit.

Acta Albaniae Veneta, nr. 5361.

J. Radoniç, Gjuradaj Kastrioti, nr. 17 te Burime të Zgjedhura II, dok. Nr. 193

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close