fbpx
Lajme

“Serbët më ndalën dhe thanë “do të vrasim dhe do të shpallim të zhdukur në territorin e UÇK-së”

Të shohim listën e civilëve shqiptarë të vrarë, vrasjen e të cilëve regjimi i Milošević-it, pasardhësit e Milošević-it dhe kumbarët e sajimeve të këtyre regjimeve ia atribuojnë “terroristëve të UÇK-së”. Po filloj me rastin e vrasjes së Fehmi Aganit.

Për ata që nuk e njohin këtë personalitet të shquar të fushës intelektuale dhe të skenës politike të Kosovës, po i informoj se Fehmi Agani ishte profesor i Universitetit të Prishtinës dhe njëri nga sociologët më të shquar të ish-Federatës Jugosllave. Pas braktisjes së sistemit njëpartiak në Jugosllavi, ai, së bashku me Ibrahim Rugovën, u angazhua në themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) dhe që nga themelimi i saj ishte nënkryetar i kësaj partie politike.

Krahas angazhimeve në skenën politike të Kosovës, ai u shqua edhe në mbrojtjen e interesave të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Përveç kësaj, vlen të theksohet se, që nga negociatat e para që u zhvilluan në fillim të viteve nëntëdhjetë mes Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhjeje – 535 – politike, e deri në Konferencën e Rambujesë, Fehmi Agani përfaqësonte delegacionin shqiptar të Kosovës.

Edhe pse e vërteta e plotë për vrasjen e tij dihet prej kohësh, propaganda e mbeturinave të regjimit të Milošević-it dhe ata që janë angazhuar në kumbarinë e sajimeve të Shërbimit Sekret Serb, vazhdojnë t’ia atribuojnë këtë vrasje “terroristëve të UÇK-së”. Të gjithë ata që kanë dashur ta dinë të vërtetën e plotë rreth këtij rasti, kanë pasur mundësi të mësojnë se Fehmi Agani u arrestua nga policia serbe më 6 maj 1999, në prani të familjarëve të tij dhe shumë qytetarëve të tjerë.

Me qëllim që kjo vrasje të mos paraqitej si vrasje e përgatitur nga strukturat e larta shtetërore, menjëherë pas vrasjes së Fehmi Aganit, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, që ende kontrollohej nga regjimi i Milošević-it, ngriti kallëzim penal kundër policëve serbë Predrag Nikolić-it dhe Zoran Dzeletović-it. Ndriçimi i këtij rasti iu besua gjykatëses hetuese Danica Marinković-it, të cilën lexuesi e njeh nga rastet e shumta që ju besuan më parë. Ishte e njëjta gjykatëse që u implikua në montimin e procesit gjyqësor kundër vëllezërve Mazreku; e njëjta gjykatëse të cilës i ishte besuar të “ndriçonte” se në Reçak “nuk ishin vrarë civilë shqiptarë”, por, gjoja ushtarë të UÇK-së1 ; e njëjta gjykatëse të cilës iu besuan shumë lëndë kur duhet të dëshmohej se thëniet e zyrtarëve të Beogradit ishin të “vërteta”!

Si edhe në rastet tjera, qëndrimi i Danica Marinković-it ishte i njëjtë: faji ishte i shqiptarëve! Kjo gjykatëse i liroi policët serbë, Predrag Nikolić-in dhe Zoran Dzeletović-in, me arsyetimin se “e kishin kryer punën e tyre ndershmërisht.”2 Se sa “ndershmërisht” e kishin kryer punën e tyre policët serbë, dëshmon humanistja e njohur serbe, Nataša Kandić-i. Në shkrimin e titulluar «E vërteta shqetësuese»3 ajo tregoi se “të njëjtën ditë kur kishin vrarë Fehmi Aganin, më 6 maj 1999, në hekurudhën Lipjan-Fushë Kosovë, të njëjtët policë i vranë edhe pesë anëtarë të familjes Blakqori: Miradijen (50 vjeç), Fehmiun (60 vjeç) Labinotin (14 vjeç), Mehmetin (56 vjeç) dhe gruan e tij, Sabilen (50 vjeç). Edhe për këto vrasje u ngrit kallëzim penal kundër Predrag Nikolić-it, Zoran Dzeletović-it dhe një polici tjetër të stacionit policor të Fushë Kosovës. Pastaj i tërë dokumentacioni u bart në Serbi ose u asgjësua.”

Meqë policët serbë i “kishin kryer ndershmërisht” vrasjet dhe gjykatësja hetuese, Danica Marinković-i, e kishte “ndriçuar ndershmërisht” këtë krim, zyrtarët e lartë të Shërbimit Sekret Serb, në botimin e vitit 2003 të «Librit të Bardhë» 2 , në faqen 22, ia atribuojnë UÇK-së vrasjen e Fehmi Aganit! Cilën “të vërtetë të plotë” dëshirojnë të “zbulojnë” Dick Marty dhe të gjithë ata që u angazhuan në kumbarinë e sajimeve të Shërbimit Sekret Serb? Të vërtetën e Danica Marinković-it apo faktin se dorasit e këtij krimi të shëmtuar janë policët serbë: Predrag Nikolić-i dhe Zoran Dzeletović-i, të cilët nuk bënë asnjë ditë burg për krimet e kryera? Realisht Dick Marty-t dhe bashkëmendimtarëve të tij nuk u intereson e vërteta as për vrasjen e Fehmi Aganit e as e vërteta për vrasjet tjera. Sikur Dick Marty dhe ithtarët e sajimeve serbe të kishin qenë të interesuar të dinin të “vërtetën e plotë”, ata kanë pasur mundësi të informohen edhe për vrasjen e avokatit të njohur shqiptar të Kosovës, Bajram Kelmendit dhe të dy djemve të tij, Kushtrimit 18 vjeç dhe Kastriotit 31 vjeç. Madje, vetëm duke u bazuar në informatat e organizatave serbe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut do të kishin mësuar të vërtetën e plotë se familja e avokatit shqiptar, që dyshohej se i kishte dhënë Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dëshmi për krimet serbe në Kosovë, u keqtrajtua në sy të fëmijëve dhe pas keqtrajtimeve që iu bënë Bajramit, Kastriotit dhe Kushtrimit, “policia serbe i kishte thënë Kastriotit që t’i puthte fëmijët e vet për t’u dhënë lamtumirën e fundit!”1 Ata u ekzekutuan më 24 mars 1999!

Por jo! Atyre nuk u intereson kjo e vërtetë! Atyre u intereson e “vërteta” e Danica Marinković-it që i kualifikon kriminelët serbë si “punonjës që e kanë kryer punën e tyre ndershmërisht” dhe si “humanë”, sepse i kishin mundësuar Kastriotit t’i puthte fëmijët e vet para se ta vrisnin! Renditja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, në numrat 237, 238 dhe 239 të listës së civilëve të vrarë e që Shërbimi Sekret Serb ia vesh UÇK-së bëhet me shpresën dhe bindjen se shumica dërrmuese e atyre që i lexojnë botimet në gjuhën angleze2 apo frënge të “librave të bardhë” nuk e dinë se cilët janë këta persona. Edhe pse emrat e tyre figurojnë nga fundi i listës, unë i përmenda në fillim me qëllim që lexuesi ta kuptojë më mirë kontekstin e rrëfimit të humanistes serbe, Nataša Kandić-it, që po sjell në vijim. Në shkrimin e cituar më lart «E vërteta shqetësues», drejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi përshkruan rrethanat e vështira me të cilat ishte ballafaquar në një rast në Kosovë. “Gjatë bombardimeve të NATO-s”- shkruan Nataša Kandić-i- “kur kam qëndruar në Kosovë, jam frikuar më shumë nga policia serbe, nga formacionet paramilitare dhe nga mbrojtësit e serbëve siç ishte gjykatësja Danica Marinković-i (…) Në heshtjen që mbretëronte në Serbi dhe në Kosovë, secili që do të mundohej të ndihmonte shqiptarët do të shpallej armik, spiun dhe tradhtar.

Më 27 maj 1999, në ditën kur u shpall aktakuza kundër Milošević-it, policia më ndaloi në postbllokun e Lipjanit. Isha nisur për në Prizren që t’i dërgoja gruan dhe fëmijën e kryeredaktorit të gazetës «Koha Ditore». Shoferin tim e mbajtën ndaras nga ne nën kërcënimin se do ta vrisnin si çdo njërin tjetër që fliste anglisht. Kur u thashë se ku isha duke shkuar dhe arsyet pse isha duke shkuar, ata filluan të bërtasin, të më quajnë spiune, tradhtare… Më kërcënuan se do të më akuzonin për spiunim. Më frikësonin se do të më përpinte terri dhe se do ta shpallnin se isha zhdukur në territorin e UÇK-së… U thashë se mund të më merrnin, siç bënin edhe me shqiptarët, por nuk do të heshtja për atë që bëhej në Kosovë.”1 “U thashë: Keni vrarë Fehmi Aganin, keni vrarë Bajram Kelmendin dhe djemtë e tij, i keni vrarë fshatarët, gratë dhe fëmijët…”2 Fatmirësisht, Nataša Kandić-i është gjallë dhe shpëtoi nga një ekzekutim i mundshëm! Në të kundërtën ajo do të figuronte në listën e civilëve të vrarë nga UÇK-ja dhe nuk përjashtohet hipoteza që gjykatësja hetuese, Danica Marinković-i, t’i kishte “zbuluar vrasësit” në mesin e “terroristëve shqiptarë”!

1 Nataša Kandić, artikulli i cituar, «Uznemiravajuca istina» (E vërteta shqetësuese)
2 Danas, «Sada sam neka druga, meni draža osoba» (Tani jam një person tjetër,
më e dashur)
http://www.danas.rs/dodaci/vikend/sada_sam_neka_druga_meni_draza_oso
ba.26.html?news_id=255622#sthash.7 b6AU8qo.dpuf

Bardhyl Mahmuti / autor – Mashtrimi i Madh

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close