Epilogu

Emrat: Si i futi Serbia paramilitarët e vrarë në kategorinë e civilëve të vrarë nga UÇK-ja

Serbia vazhdimisht kishte inskenuar raste dhe incidente të ndryshme për t’ia faturuar UÇK-së. Rastin Panda e kishte konfirmuar edhe Presidenti aktual i Serbisë Vuçiq. Bardhyl Mahmuti në librin “Mashtrimi i Madh” kishte prezantuar fakte të pakontestueshme për krimet serbe të cilat në fund, një pjesë të tyre ia faturuan UÇK-së.

Publicisti serb, Miroslav Filipović-it, kishte treguar se Serbia kishte formuar “eskadronët e përbërë nga serbë që sulmonin serbët dhe pronat e tyre në Kosovë me qëllim që të krijonin tensione ndëretnike”. (Ogledi Republika, Nr. 263, Miroslav Filipović, «Dugi marš ka istini o
zlocinima»

/Bardhyl Mahmuti/

Në intervistën e titulluar “Milošević-i urdhëroi Radeta-n dhe Legia-n t’i vrasin fëmijët serbë” , Vuk Drašković-i i dha një mbështetje të fuqishme Aleksandar Vučić-it. Në këtë intervistë, ish-zëvendëskryeministri jugosllav, Vuk Drašković-i, bëri publike mënyrën e organizimit, të funksionimit dhe të marrjes së vendimeve kriminale për të nxitur urrejtjen kundër shqiptarëve dhe për të stigmatizuar UÇK-në.

“Transferimi” i emrave të policëve të vrarë dhe të atyre që konsideroheshin të zhdukur nga lista e policëve të vrarë dhe të zhdukurve në listën e civilëve të vrarë përbën vetëm një pjesë të realitetit të këtyre listave. Sa është numri i policëve që erdhën nga të gjitha qytetet e Serbisë për të luftuar në Kosovë, që u vranë në luftë me UÇK-në dhe emrat e tyre nuk u publikuan asnjëherë? Sa prej tyre u regjistruan në listën e civilëve të vrarë apo të zhdukur?

Çka mund të thuhet për autoritetet qeveritare të Serbisë të cilat nuk nguruan që emrat e policëve të publikuar si policë të vrarë t’i “transferojnë” në kategorinë e “civilëve të vrarë”. Kur nuk nguruan ta bëjnë një gjë të tillë, lexuesi mund të imagjinojë se çka u bë me ata policë të vrarë, emrat e të cilëve nuk ishin publikuar më parë! Sa është numri i vërtetë i ushtarëve të Armatës Jugosllave që u vranë në Kosovë e që regjimi i Milošević-it i fshehu për t’ua veshur vrasjen e tyre NATO-s?

i numrit të ushtarëve të njëjta gjë edhe për Vujinović-i që figuron në numrin rendor 73: emri nuk i dihet1 ! Vučić-i, numër rendor 92, emri nuk i dihet2 ! Zlatković3 , pa emra! Jovanović4 , pa emër! Kizić5 , pa emër! Marušić6 , pa emër! Pešić7 , pa emër! Rajičić8 , pa emër! Stojanović9 , pa emër! Dhe shumë persona tjerë pa emra. Boško10, pa mbiemër! Živko11, pa mbiemër! Zoran12, pa mbiemër! Ivica13, emri i babës Velimir, por asnjërit nuk i dihet mbiemri! Ilija14 , pa mbiemër! Stoja15, pa mbiemër!… Në numrat 703-709 janë shtatë persona të cilëve nuk u publikohet as emri e as mbiemri! U mungojnë emrat, u mungojnë mbiemrat, u mungojnë emrat dhe mbiemrat e megjithatë shpallen si civilë të vrarë nga UÇK-ja pas vendosjes së forcave të KFOR-it në Kosovë!

E njëjta gjë përsëritet edhe në listën e personave të rrëmbyer dhe të zhdukur pas vendosjes së KFOR-it në Kosovë: persona pa emra, persona pa mbiemra, persona pa emra e pa mbiemra por që pretendohet të jenë rrëmbyer apo zhdukur nga UÇK-ja!

Gjatë tërë luftës në Kosovë pushteti i Beogradit në asnjë rast nuk e pranonte se njësitë kriminale të njohura me emrat «Škorpioni», «Šakali», «Tigrovi», «Žute ose», «Knindže», «Crvene beretke» e të tjera ishin nën kontrollin e pushtetit. Një pjesë e krimeve më të tmerrshme u bënë nga këto njësi që cilësoheshin si njësi “paramilitare”. t’i isha lutur lexuesit që ka mundësi të konsultojë internetin që të ndalen dhe të shohin një video të shkurtër prej 1 minute e 20 sekondash për të parë bashkëveprimin e forcave qeveritare dhe të atyre “paramilitare” në shkatërrimin e Kosovës! Video (http://www.youtube.com/watch?v=k7gEMEnpo0E) e sugjeroj jo për të bindur dikë se këto njësi bashkëvepronin dhe ishin nën drejtimin e shtetit serb. Për këtë çështje kam sjellë argumente të mjaftueshme në kapitullin për gjenocidin. Kjo video sjell pamje ku pjesëtarët e agresorëve serbë, me uniforma dhe pa uniforma plaçkitin dhe djegin fshatra shqiptarë! Në kontekstin që po trajtoj, dëshiroj të tërheq vëmendjen se shteti që nuk pranonte se i kishte nën kontroll këto njësi “paramilitare” nuk publikonte as pasojat që kanë patur këto njësi kur janë përballur me UÇK-në. Për këtë arsye, në botimet zyrtare të qeverisë serbe, kategoria e “paramilitarëve të vrarë, të rrëmbyer apo të zhdukur” nuk ekziston.

Por, një pyetje shtrohet lidhur me ta: në cilën listë u renditën “paramilitarët” e vrarë apo të zhdukur gjatë luftës në Kosovë? Sa prej personave të lartpërmendur që nuk u dihej emri apo mbiemri, ose të atyre që nuk u dihej as emri e as mbiemri ishin “paramilitarë” të vrarë me “veshje civile”? Sa prej atyre që figurojnë në listën e të zhdukurve ishin “paramilitarë”? Apo kush fshihet prapa emrave Dika, Daniela, Dejan, Ilia, Momo, Slaviša dhe Slobodan që figurojnë në faqen 349, të cilëve nuk u dihet mbiemri, por që janë zhdukur nga UÇK-ja? Përderisa “paramilitarët” nuk mund të figuronin as në listën e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë e as në listën e Armatës Jugosllave, atëherë e vetmja kategori që mbetej ku mund të sistematizoheshin humbjet e “paramilitarëve serbë” ishin “listat e civilëve të vrarë, të rrëmbyer apo të zhdukur nga UÇK-ja”!

Mospublikimi i plotë i të gjitha emrave të policëve dhe ushtarëve të vrarë gjatë luftës me UÇK-në, “transferimi” i policëve të vrarë nga lista e pjesëtarëve të vrarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në listën e civilëve të vrarë pas vendosjes së forcave të KFOR-it në Kosovë dhe mungesa e humbjeve të “paramilitarëve” mundësojnë ndriçimin e shifrave të publikuara nga Qeveria e re e Serbisë për 709 “civilë” të vrarë dhe 1002 “civilë” të rrëmbyer apo të zhdukur pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së KFOR-it në Kosovë.

KOSOVO 1999 : THE LOOTING OF MJALIC

Exit mobile version