fbpx
Lajme

Ish kryeministri serb: Thaçin e njihnim nga fletëarrestet, për shkak të vrasjes së tre policëve serb

Ish-kryetari i Qeverisë së Serbisë Nikola Shainoviq në një intervistë ka evokuar momentet vendimtare dhe rrethanat rreth kohës së luftës në Kosovë, çfarë ka ndodhur pas dyerve të mbyllura në Rambuje dhe si amerikanët zgjodhën Thaçin në vend të Rugovës dhe rrethanat dhe ndikimin e fuqive të mëdha shkruan “Kurir”.

Pas Dejtonit shprehet ai “ duke ditur se kishim përpara problemin e Kosovës organizuan takimin e popujve ballkanik në Kretë në vitin 1997, ku nuk mori pjesë asnjë fuqi e jashtme. Kjo ishte mundësia për paqe, por Amerika kishte planin e saj, në atë kohë u paraqit edhe UÇK”, thotë Shainoviq.

Lëvizja e Rugovës kishte synim pavarësinë e Kosovës, vetëm se Rugova nuk ishte për rrugën e dhunshme, Ai ishte kundër konfrontimit, ndërsa amerikanëve iu ngutej të përfundojnë krizën në Ballkan shprehet ai.

Dallimi mes Haradinajt dhe UÇK-së në njërën anë dhe Rugovës në anën tjetër ishte për një kallashnikov

Marrëveshja Millosheviq-Rugova

Marrëveshja Millosheviq – Rugova ishte si bombë, kishte problem edhe në anën tonë edhe në anën shqiptare që të realizohet marrëveshja. Pas Kretës kemi filluar realizimin, Rugova kishte ekipin e vetë, ne kishim ekipin tonë, që filloi të realizohet në vitin 1998.

U arrit marrëveshja që të riorganizohet mësimi në shkollat fillore, të mesme dhe fakultete.

Prej viti 1981 në nuk kishim asnjë politikan kredibël shqiptar që Kosova të mbetet në Serbi, të gjithë thonin do të shohim, posaçërisht në vitet 90-ta.

Në vitin 1991 kemi marr kërcënimin e parë të hapur. Opinioni fliste se Millosheviq ka prishur raportet me Cimermanin (ambasadorin amerikan), gjë që nuk ishte e vërtetë. Cimerman pat pritur minitrin Vladislav Jovanoviq dhe hapur i ka thënë “ Nëse bëni çfarëdo veprimi ndaj Kosovës, do të ballafaqoheni me bombardim. Keni vëmendjen ishte viti 1991”.

E kishim të qartë se Kosova është lufta e ardhshme. Millosheviq ka menduar se lufta do të nis në Kosovë dhe jo në Bosnje dhe Krajinë. Rugova kishte qeverinë e tij në ekzil, që kishte sistemin e grumbullimit të mjeteve nga shqiptarët në Evropë. Ata grumbullonin deri 20 milionë marka në muaj. Amerikanët ndërruan anën aq shumë sa anëtarët e qeverisë Bukoshi u bënë viktima.

Pas dyerve të mbyllura në Rambuje

Ne Thaçin e njihnim nga fletëarrestet, për shkak të vrasjes së tre policëve dhe nuk ishte dominues mes pjesëtarëve të UÇK-së.

Medlin Olbrajt vazhdimisht na ka përsëritur se nëse pala jugosllave nuk pranon ofertën për paqe do të bombardoheni.

Ne jemi pajtuar në Rambuje për të gjitha llojet e autonomisë së Kosovës. Ne kishim vijë të kuqe sovranitetin e shtetit dhe pozitën e popullit serb. Nuk guxonim të dalim nga ajo kurth, bile një natë vijmë n ëiden për krijimin e sistemit paralel në arsim, shëndetësi, gjykatë etj…gjë që shqiptarët as nuk pranuan as nuk refuzuan.

Në mëngjes pati kundër sulm nga amerikanët që erdhën me letrën për prani ushtarake, ishte e qartë se nëse shqiptarët pranojnë ndonjë ide tonën menjëherë do shkohej në tregimin për prani ushtarake.

Shqiptarët refuzuan marrëveshjen duke thënë se nuk duan vetë administrim por vetëm pavarësi të Kosovës. Pas 15 dite kthehemi në Paris dhe amerikanët na thonë se duhet të flasim për praninë ushtarake si pjesë të marrëveshjes së Rambujes. Kemi pyetur çka bëhet fjalë kur nuk ka apsur marrëveshje sepse shqiptarët nuk kanë pranuar, ata na thanë me ju nuk mund të arrihet marrëveshja dhe kur tentuam të ndryshojmë, amerikanët thanë mundmei vetëm diçka gramatikore në tekst.

Faqja e fundit

Në fund të bisedimeve vjen faqja e fundit, e para gjë e rëndësishme është se duhet të nënshkruhet nga NATO dhe SRJ si lëndë e marrëveshjes është territori i SRJ. NATO-së i jepet në shfrytëzim territori, deti, limanet, aeroportet, më e keqja pjesëtarët e NATO-së mund të mbajnë armë dhe të arrestojnë kënd të duan, gjë që nuk do pranonte asnjë qeveri.

Mashtrimi ishte se kjo po bëhej për Millosheviqin, ndërsa tjetri mashtrim se nëse merremi vesh me NATO çdo gjë do jetë në rregull. Kur Milutinoviq ofroi të bëhemi pjesë e NATO-së për të ikur bombardimeve, ne ishim të gatshëm që Serbia të hynte në NATO që Kosova të mbetej në Serbi, por as që kanë dashur të flasin për këtë.

Në atë kohë Amerika ndryshoi anën nga Rugova në UÇK. Medlin Olbrajt hapur ka zgjedhur Thaçin në vend të Rugovës, Kjo që ka ndodhur në Rambuje është ndryshim formal nga ana paqësore të kalohet në opsionin ushtarak.

Holbruk iu pat thënë përfaqësuesve të UÇK-së se Amerika do të detyroj Millosheviqin që të ndryshoj Kushtetutën e Kosovës dhe për tri vjet Kosova do të jetë e pavarur. Para konfrontimit të verës, shqiptarët morën mjete dhe mbështetje ndërsa e vetmja që duhet të bënin ishte largimi i fotove të Enver Hoxhës nga muri dhe mos të përshëndesin me grusht dhe të luftojnë për Kosovën demokratike ka përfunduar Shainoviq në intervistën rreth viteve të luftës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close