Lajme

Shala: VV duhet t’i bartë konsekuencat e zgjedhjes së Konjufcës pa marrëveshje

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe anëtar i kryesisë së LDK’së, Kujtim Shala, ka shprehur besim se marrëveshja e koalicionit me VV’në, mund të arrihet, por kjo sipas tij me anë të propozimit të fundit të partisë së tij, që parasheh kthimin e kryetarit të Kuvendit.

Shala ka thënë se kjo bartë konsekuenca, por këto duhet t’i bartë VV pasi ka vepruar pa marrëveshje dhe e ka testuar LDK’në nëse do të votonte pro Glauk Konjufcës, pasi më parë kishte deklaruar se do t’i jepte votat.

Ai në emisionin Blic InterView me Astrit Gashin, ka folur edhe për vizitën e të dërguarit special të presidentit të SHAB-së Donald Trump, Richard Grenell në Kosovë.
Shala, ka thënë se temë diskutimi me Grenell ka qenë ekonomia e vendit dhe koncepti i LDK-së për tregun, dhe aspak presioni për të bërë koalicion me VV’në.

“Nuk ka pasur presion për krijimin e qeverisë. Thelbi i bisedës ka qenë zhvillimi ekonomik, koncepti i LDK-së për tregun, raportet e institucioneve të reja të Kosovës me bizneset dhe tema të kësaj natyre”, u shpreh ai.

Ndërkaq i pyetur se çfarë po e pengon arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me VV-në, Shala tha se partia e pretendetit për Kryeministër Albin Kurti nuk e ka kuptuar deri më tani modelin e propozuar nga LDK, dhe ky sipas tij është probremi thelbësor.

“Unë mendoj që problemi themelor është konceptual, sepse Lëvizja Vetëvendosje ska arritur të konceptojë deri në fund modeli që e kemi propozuar ne. Ajo që poropozojmë ne është pushteti propercional, pra si mjet që të zgjidhim problemet për të cilat jemi dakordaur edhe sipas plan programit. Ndërsa Vetëvendosje vazhdimisht ka propozuar varjante të reja, por ne jemi ende tek propozimi i parë”,u shpreh Shala, duke shtuar se “nëse e shikoni me kujdes, modelin qe e kemi dhënë ne është për një pushtet të balancuar.”Tutje, ai u shpreh se LDK nuk i ka kërkuar pushtet në qeveri VV-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close