Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ripërsëritur qëndrimin dhe përkrahjen amerikane për transformimin e mandatit të FSK-së në forcë të armatosur dhe mandat ushtarak.
Ai ka thënë se ky transformim që do të zgjas për 10 vjet, është në lindje të plotë me rezolutën 1244, duke iu kundërpërgjigjur presidentit serb që pretendonte se kjo është shkelur.
Rezoluta 1244 sipas SHBA-së i referohet demilitarizimit të UÇK-së, dhe grupeve të shqiptarëve të armatosur.
“FSK nuk është një grup i armatosur shqiptarësh nga Kosova por forcë profesionale dhe multientike e cila garanton sigurinë”, ka thënë ai.
SHBA-të po ashtu kanë theksuar nevojën e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe fokusimit të palëve në normalizimin e marrëdhënieve.