Shefi i stafit të Presidentes Osmani ka afër 280 mijë euro para të gatshme
Shefi i Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka deklaruar një shumë të konsiderueshme parash që e posedon nëpër disa banka dhe atë në disa valuta. Paratë e gatshme të tij nëpër banka kapin vlerën totale mbi 280 mijë euro.
Vela ka para të gatshme në valutën euro, funta dhe dollarë raporton Gazeta Express.
Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion për vitin 2022, Vela ka 100 mijë euro në llogari të afatizuar, 164 mijë e 842 dollarë në llogari rrjedhëse dhe 1 mijë e 336 funta në një llogari në Mbretërinë e Bashkuar.
Vela poashtu ka edhe 16 mijë e 144 euro para të gatshme në një llogari rrjedhëse në njërën nga bankat në Prishtinë.
Ai ka deklaruar si të hyra pagën në Presidencë e që është 19 mijë e 623 euro në vjet dhe mëditje në vlerë 2 mijë e 318 euro.
Vela posedon një veturë të cilën e ka blerë në vitin 2018 në vlerë 38 mijë euro.
Të dhëna të tjera lidhur me llogaritë bankare Vela ka deklaruar se gjendja është e datës 31 dhjetor 2021. https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimet2022/Presidenca%20e%20Republik%C3%ABs%20s%C3%AB%20Kosov%C3%ABs/Blerim%20Vela.pdf