Epilogu

Sheholli: Unë e kam takuar Radojciqin, këta që po e sulmojnë Ramushin, të gjithë e kanë takuar Radojciqin

Njohësi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Fatmir Sheholli, ka komentuar sanksionimin e grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.

Sheholli u ka reaguar edhe akuzave se si Ramush Haradinaj në kohën sa ishte kryeministër i Kosovës, kishte pritut në zyrën e kryeministrit, Milan Radojçiqin.

Sipas Shehollit “Unë e kam takuar më herët Radojciqin, këta politikanë që po thojnë u taku Ramush Haradinaj, ai mundet me dal me dëshmi të kjarta që të gjithë politikanët shqiptar nga partitë politike të Kosovës”.

Ai ka thënë se si nënkryetar i Listës Serbe, Radojçiq është takuar me të gjithë partitë politike shqiptare.

“Radojçiq nuk ka takuar vetëm Ramush Haradinajn, ai është takuar me të gjitha partitë politike shqiptare, tash nëse pyetni se me cilat personalitete të partive politike është takuar, është mirë ta pyesni atë”, ka deklaruar Sheholli.

Exit mobile version