fbpx
Teknologji

Shenjat që tregojnë se telefoni juaj po përgjohet

Sot thuajse të gjithë përdorim telefonat e mençur, të cilët kanë sjellur ndryshim të madhë në mënyrën e jetesës.

Përveç që është krijuar për të afruar edhe njerëzit nga distanca të ndryshme, telefonat e mençur janë lehtë të përgjuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Për t’u siguruar, nëse telefoni juaj është duke u përgjuar, mësoni disa nga shenjat që tregojnë se persona të tjerë janë duke ju “spiunuar”.

Bateria e celularit nis të harxhohet pa u përdorur

Bateria fillon të harxhohet më shpejt se zakonisht edhe në rastet kur është e re dhe e papërdorur shumë.

Telefoni nxehet

Nëse telefoni juaj nxehet edhe nëse nuk është duke u përdorur. Telefoni mund të jetë duke u shfrytëzuar pa njohurinë tuaj.

Mesazhe të koduara

Nëse merrni një mesazh në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të valëve, ky mund të jetë tregues i transmetimit të të dhënave te një person i tretë.

Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar

Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkak mund të jetë edhe pajisja, të cilën një person i tretë mund të jetë duke përdorur për të përgjuar telefonin tuaj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close