Për gjithçka të tjerët i kanë fajet. Lista Serbe voton krahas Vetëvendosjes në Kuvend, dhe sipas Lëvizjes Vetëvendosja, PDK i ka fajet. Publikohet skandali i Martin Berishajt dhe faji gjuhet tek mediat sllovene. Anulohet festivali “Sunny Hill”, ku Dukagjin Lipa drejton gishtin kah Lëvizja Vetëvendosja, përsëri sipas VV-së fajet i ka Përparim Rama.
Pas çdo skandali, militantët e VV-së angazhohen maksimalisht ta orientojnë fajësinë në drejtimin e kundërt. Tani një pjesë e madhe e tyre kanë filluar ta shpërndajnë një fotografi të kreut të Tiranës Erion Veliajt me këngëtaren Dua Lipa duke e lidhur me Sunny Hill, por realisht takimi ishte krejtësisht për një festival tjetër dhe lehtësisht me një klikim në youtube mund të verifikohet.
Sipas, Dukagjin Lipës “Në letrën dërguar tek MAPL, Sunny Hill Festival ka treguar se nuk ka nevojë për pronë publike për 99 vjet. Ne nuk kemi nevojë për tokën e shtetit, por Prishtina ka nevojë për hapësirë e cila i plotëson kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror dhe Festivali ka nevojë për shtëpi të përhershme në qytetin e tij. Meqë Prishtina nuk e ka një hapësire të tillë, ne kemi shprehur gatishmërinë që hapësirën e ndarë nga Komuna e Prishtinës, (tokë djerrinë dhe e pa përdorshme sot) të kthejmë në një PARK PUBLIK, të qasshëm për të gjithë qytetarët, para dhe pas përdorimit për nevojat e festivalit dhe nën mbikqyrjen e organizatës Sunny Hill“.
E njëjta situatë ka ndodhur me ambasadorin e SHBA-së, Richard Grenell. Pavarësisht se ai ishte pjesë e OKB në kohën kur SHBA e njohu pavarësin e Kosovë, pavarësisht se një njohje me rëndësi shumë të madhe erdhi nga ai, pra njohja e Izraelit, militantët arritën ta bëjnë pro-serb.
Pra, pas çdo situate, fajet i kanë të tjerët. Jo këta.