Epilogu

Sherif Konjufca, babai i Glauk Konjufcës, veprimtar e person i respektueshëm nga të gjithë

Babai i Glaukut, Sherif Konjufca, për një kohë të gjatë, ka shërbyer në Kuvendin e Kosovës.

Ai që nga paslufta, e deri në pensionim, ka mbajtur pozitën e Drejtorit për media në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca ‘senior’ ka mbajtur këtë pozitë, para se Glakuku e edhe Vetëvendosje të bëheshin pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Sherif Konjufca, ka rreth dy vite që është pensionuar, dhe më nuk është pjesë e administratës së Kuvendit të Kosovës.

Sherif Konjufca ka qenë pjesë e subjektit politik të veprimtarit e profesorit Ukshin Hoti. Sherif Konjufca është person i respektueshëm dhe veprimtar i çështjes kombëtare. /epilogu/

Exit mobile version