Nuk kishte shumë ditë që këngëtari i njohur Blero kishte publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Albulena Ukaj.
“Mbylli sytë”, kënga me e re nga dyshja e njohur ende pa arritur suksesin e duhur u fshi nga kanali zyrtar në “Youtube”, transmeton Gazeta Express.
Kjo këngë tashmë ka dy ditë që është fshirë dhe një gjë e tillë as nuk është menduar.
Por sipas Bleros i cili e ka fshirë vetë këngën e tij pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar vetë fansat e tij.
“Prej që ka dal klipi ja nisi me shkua shume mirë, kam marrë shumë mesazhe nga fansat dhe ka qenë kërkesa e tyre që nuk ju ka pëlqye këngëtarja Albulena, pastaj mblodha ekipin tim dhe mora vendimin për ta larguar këngën”, ka thënë Blero.
Por, kjo deklaratë e Bleros nuk i ka pëlqyer aspak Albulenës e cila pak orë më parë edhe ka bërë një reagim. Ajo është shprehur se karrierën e saj e ka ndërtuar vetë, pa mbështetje të kushtëzuara, gjithnjë duke e pasur moralin, respektin dhe jo duke llogaritur në bashkëpunime.
“Të nderuar fansa, ndëgjues të këngëve të mia, Ju bëj me dije se karrierën time e kam ndërtuar me mundësitë e mia, pa mbështetje të kushtëzuara, dhe gjithnjë duke e pasur parim moralin, respektin dhe lidhjen e ngushtë me familjen time të ndershme, e jo duke llogaritur në bashkpunime apo çfardo qoftë tjetër.?Unë mbes kjo që jam andaj dua që gjithçka që ka të bëjë me karrierën time ta ndaj me juve miqtë e mi.Nëse kërkoni emrin tim, dhe nuk paraqitet një këngë ta dini se i kam arsyet morale që nuk gjindet, por ç’rëndësi ka ajo kur makina e kërkimit ua paraqet të tjerat materiale ku ju mund ti ndëgjoni e shihni.Ju dua,A.U.”, ka thënë Albulena.
Ndryshe, Blero këtë këngë së shpejti pritet ta publikojë përsëri por pa Albulenën të cilën do ta largojë nga projekti.