Epilogu

Shfaqen pamjet e serbëve të dyshuar për lidhje me BIA-n, të arrestuar në Kosovë

Janë publikuar pamjet e tre shtetasve serbë të cilët u arrestuan të shtunën në Kosovë, nën dyshimin për përgatitjen e një skenari destabilizues të situatës së sigurisë në Kosovë.

Pamjet i shfaqin tre të dyshuarit në një lokal afarist në Gjilan, duke blerë emblema dhe rroba të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Policia e Kosovës, gjatë ditës së diele ka arrestuar 3 shtetas serbë, të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga dyqanet e Prishtinës dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një dyqan tjetër në Prishtinë.

Sipas raportimeve të fundit, serbët së fundmi kishin përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës.

Por, një ditë më pas, Prokuroria njoftoi se serbët janë liruar pasi për momentin nuk ka prova që të mund të procedohet për gjykatë çështja.

Sipas dëshmive, te serbët janë gjetur pesë emblema, mirëpo të njëjtit kishin deklaruar se janë koleksionues të tyre dhe asgjë më shumë.

Ky veprim i Prokurorisë është parë si “i çuditshëm dhe i befasishëm” nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit në një konferencë për media, ditën e sotme, ka thënë se njëri nga tre serbët e arrestuar, kishte komunikime me strukturat ruse dhe serbe.Sipas shefes së dikasterit të Drejtësisë, ai ka pasur komunikime me federatën ruse dhe individë të strukturave të inteligjencës serbe.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=X4NJ5xTlBSk

Exit mobile version