Në korrik të vitit 2013, ishte shkarkuar Shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri. Ai nuk do t’i dinte arsyet e shkarkimit por ajo që dihej, është se Haziri ishte në ekipin që po hetonte ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn dhe ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ky rast, është evidentuar në raportin e fundit të Freedom House..
“Qeveria Kurti në vetvete, është përballur me skandalin korruptiv të rezervave shtetërore, që vazhdon të jetë nën hetim. Largimi i kret të Ekipit Special për hetim në policinë e Koosvës ka ngjallur shqetësime në Kosovë sa i përket përkushtimit në luftimin e korrupsionit. Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”, thotë në një pjesë, raporti i fundit i Freedom House për Kosovën.
Një prej rasteve që ka evidentuar raporti i fundit i Freedom House, është largimi i kreut të Shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës.
Megjithëse nuk i referohet me emër, raporti e ka fjalën për Shemsi Hazirin, i cili në kohën kur u shkarkua, ishte në hetim të rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj si dhe atë të Nagip Krasniqit, ish-kryeshef i KEK-ut.
Elaborimi i Visar Ymerit për këtë evidentimin e këtij rasti në Freedom House
“Është jashtëzakonisht interesant”, thotë Visar Ymeri në Debat Plus.
“Pavarësisht çka ka prapa, nëse ti e përdorë pushtetin ekzekutiv për me e ndërru policin hetues për një rast korrupsioni, një apo dy, se na për këtë rast kemi dëgju për tjera nuk kemi dëgju, nuk e dimë a ka a nuk ka, po nëse ti e zhvendosë policin dhe e sjell një tjetër, ai ka me ia nis prej fillimi me i zhvillu hetimet prej fillimit.
Fakti që e kanë largu policin në mes të procesit, pa kurrfarë arsyetimi, kjo e bën rastin të dyshimtë.
Arsyeja pse e përmend Freedom House, është për shkak se ngjall dyshime. Pra mund të ketë plot policë të tjerë që i kanë largu, arsyeja pse e kanë përmend është se e bën rastin të dyshimtë.
Nëse raste të tilla ka në polici, qoftë edhe vetëm një që është bë me ndërhyrje të politikës, kjo është ndërhyrje.
Qoftë për qeverinë dhe raportet që po flasim, kur ka ardhë VV në pushtet, e ka kriju përshtypjen te qytetarët për dy gjëra, një që do me e luftu korrupsionin dhe e dyta që din me e luftu korrupsionin.
Vetëvendosja e ka ditë që ka korrupsionin dhe ka thënë kur të vi unë e ndali korrupsionin.
Dhe pastaj, kur kanë ardhë në pushtet, kanë thanë këqyre, për me e luftu korrupsionin na u dashka edhë gjyqësori, që këtë nuk e paskan ditë.
Mirë, po për me u ndalë korrupsioni, pra mos me ndodhë afera korruptive gjatë mandatit tënd, a të vyen gjyqësori? Jo, e bën vet.
Pra, me luftu krimin e organizuar dhe korrupsionin po të vyjka gjyqësori, po me e ndalë? Pse nuk po e ndalë? A nuk po di, a nuk po don?
Krejt ligjet, jo si të tilla, po ideja që e ka pasë VV në kuadër të reformës së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit është dëshmu në raste të caktuara si ide që shpërfill të drejtat e njeriut, në raste të ndryshme pra.
Ky është problemi i dytë me këtë qeveri, që mendon me e zbatu një ide që mendon se është në të mirën e vendit, evidentohet me dy shkelje serioze, që shpërfill të drejtat e njeriut, për shembull ti i thu që qëkjo mundet me i shkelë të drejtat e njeriut, qeveria thotë se nuk çan kokën sepse në atë formë po do ta luftojë korrupsionin, por nuk shkon kështu.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, e përmend se ka korrupsion serioz qeveritar. Këtë radhe e ka korrupsion serioz”, thotë Ymeri. /Nacionale/