Epilogu

Shkëlzen Gashi e sulmonte ashpër UÇK-në para Bajqinovcit, i quante “grupe kriminale” liderët dhe e dallonte nga LKÇK-ja e FARK-u

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ishte dorëhequr nga ky rol pas tronditjes që kishin shkaktuar disa deklarata të tij në lidhje me UÇK-në dhe krimet e luftës. Por, del se ai ka pasur edhe të tjera deklarata të çuditshme para disa viteve.

Në një emision me autor Mefail Bajqinovcin, që sot është deputet i Vetëvendosjes, Gashi shprehej me tone jashtëzakonisht të rënda ndaj UÇK-së duke i quajtur edhe grupe kriminale.

“Dmth, baza e korrupsionit të këtyre grupeve kriminale është bash qatje, te lufta. Dhe kur preket kjo, nuk dmth që po bëhet luftë speciale kundër luftës çlirimtare. Ata qi i bojnë ma së shumti dom luftës çlirimtare janë pikërisht këta njerëz që sot e udhëheqin vendin…”

Këtë pjesë nga debati i bërë në shtatorin e vitit 2013, ose gati dhjetë vjet më parë, e gjeni nga minuta 44:50.

Ai për më tepër konteston edhe drejtësinë ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore që ishin zhvilluar ndaj njerëzve të UÇK-së, specifikisht Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt.

“Nuk mendoj që fakti që këta janë liru prej proceseve gjyqësore… nuk i bon ata të pafajshëm.” – thoshte më tej z. Gashi.

Por, në një pjesë të mëvonshme të debatit ai provon të bëj një ndarje mes UÇK-së, LKÇK-së dhe FARK-ut duke thënë se krime lufte kishte pasur vetëm prej të parës.

Shqetësimi im kryesor është se këta njerëz që janë në pushtet, që të gjithë vijnë prej UÇK-së. Si në Llap me Remin, si në Drenicë me Limajn si në Dukagjin me Haradinajn… dmth që të gjithë vijnë prej UÇK-së. Si me shpjegu faktin që prej dy organizimeve tjera ushtarake që i kemi pasë gjatë luftës, LKÇK-në dhe FARK-unnuk kemi asnjë njeri të akuzumë për krime të luftës. Kemi vetëm njerëz prej UÇK-së të akuzumë për krime lufte.” – shprehet ai prej minutës 1:15:50.

Përkundër që ndasia që bën Gashi mund të tingëllojë tendencioze për shumëkë, duhet theksuar që Salih Mustafa nga LKÇK së fundi u dënua në Gjykatën Speciale me 26 vjet burg.

Gashi nuk ishte tërhequr asnjëherë nga deklarimet e tij në lidhje me UÇK-në.

Exit mobile version