Epilogu

Shkëlzen Gashi përsëri shkruan për luftën në Kosovë, heronjtë e saj i quan hajna

Ish-këshilltari i Albin Kurtit në kohën sa ky ishte kryeministër, Shkelzen Gashi, ka ringjallur sërish debatin për luftën. Katër muaj pasi kishte debat e reagime për luftën e fundit në Kosovë, Gashi ka rindezur sërish këtë temë.

Heronj të luftës dhe të paqes. Kjo është hyrja e një statusi të tij të shkurtër në “Facebook”, me anë të të cilit po i konteston heronjtë e gjallë që ishin pjesë e luftës. Madje, përveç që nuk po i pranon si të tillë, këtë kategori e ka quajtur hajna.

“Tha: të luftës s’e di se nuk ju kemi pa (ndoshta sepse keni ikë e jeni mshefë maleve e hoteleve), e për të paqes ju kemi pa qe 20 vjet. Jeni hajna”, është statusi i Gashit.

Exit mobile version