fbpx
Lajme

Shkëlzen Gashi: Qeveria Kurti katastrofë, s’kanë as vizion e as program, Kurti po fluturon

Analisti Shkëlzen Gashi i cili ishte edhe këshilltar i Kryeministrit Kurti gjatë Qeverisë Kurti 1, ka thënë mendimin e tij për punën e Qeverisë. Ai ka thënë se “Mua më mirë mu ka dukë Qeveria Kurti 1 se sa Qeveria Kurti 2, në vetëvete kështu dyjat janë katastrofë sepse mungon vizioni, mungon programi e programi është tërësia e projekteve, këta nuk kanë as program e as projekte, i marrin do vendime e kërkush nuk i kshyrë a po zbatohen ajo”. Poashtu ai ka theksuar se Kurti po fluturon sepse i ka marrë 51% e edhe pse i ka humbur shumicën e komunave prapë s’po bjen n’tokë, e ky në tokë do të bie pas dy vitesh kur të mbahen zgjedhjet nacionale.

Analisti Jusuf Thaçi e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se pse po vazhdon privatizimi i aseteve nga AKP.

Thaçi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se është përgjegjësi morale që Kurti të japë sqarim para votuesve të tij për privatizimin e aseteve.

“Është detyrë morale që para votuesve të vetë, kryeministri Kurti, qeveria edhe VV-ja si subjekt politik me dhënë sqarim se cka është ka ndodh me privatizimin e këtyre aseteve.

Pra, pse po vazhdon privatizimi dhe duhet më dhënë sqarim dhe pastaj pa qenë nevoja edhe përgjegjësi, se pa pas sqarimin nuk mundemi me ditë nëse duhet me kërku përgjegjësi ose jo”, tha Thaçi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close