Epilogu

Shkëlzen Gashi: Si të shpjegohet që Prishtina u çlirua 6 ditë para Skenderajt, atje ishte shtabi i UÇK-së?

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka kërkuar sqarime se pse Skenderaj është çliruar gjashtë ditë pas Prishtinës, kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte në Komunën e Skenderajt, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur se pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skenderajn e më pas Prishtinën.

Lexo Edhe:
Qeveria suedeze buzë rrëzimit, javën e ardhshme në mocion mosbesimi
“Më bëri përshtypje që Skenderaj ishte çliruar 6 ditë pas Prishtinës? Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte në Komunën e Skenderajt. Pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skenderajn e më pas Prishtinën? Si të shpjegohet që Skenderaj u çlirua gjashtë ditë pas Prishtinës?”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Albin Kurti e kishte shkarkuar Gashin nga pozita e këshilltarit, pas deklaratave të tij në Frontal të T7, lidhur me UÇK-në.

“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, kishte shkruar Kurti, kur kishte njoftuar për shkarkimin e tij.

Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime kishte ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e kishin cilësuar skandaloze këtë deklaratë të Gashit. /Gazeta Express

Exit mobile version