Epilogu

Shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti

Ka ndërruar jetë edhe një person i familjes Lala.

Tërmeti i fundit në Durrës, i mori jetën disa familjeve, ndër to edhe familjes më fatkeqe e cila banonte në zonën e ish-Kënetës.

Vetëm njëri prej anëtarëve të familjes Lala, ia doli të nxirrej i gjallë, dhe ai ishte 17-vjeçari Ramë Lala.

Mediat shqiptare raportojnë se ka ndërruar jetë edhe një tjetër anëtar i familjes Lala, dhe bëhet fjalë për 64-vjeçaren, Fiqerete Lala.

Ajo ka ndërruar jetë në drekën e varrimit të tetë anëtarëve të familjes së saj, pasi nuk e ka përballuar dot dhimbjen e madhe.

Sahajdetja, Amelia, Griselda, Dionisi, Dionisa, Emilio, Marjeta dhe Ilir Lala, ishin tetë anëtarët që mbetën viktimë e tërmetit.

Me vdekjen e Fiqerete Lalës, shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballësh që kishte goditur Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Po ashtu, nga ky tërmet janë lënduar qindra persona dhe janë evakuuar mijëra nga shtëpitë e tyre.

Exit mobile version