Epilogu

Shkrimtari Bytyqi: A arriti me e shit produktin e vet Çun Lajçi në filmin serb për vuajtjet e serbëve

Ose: A arriti me e shit produktin e vet Çun Lajçi në filmin serb për vuajtjet e serbëve në Kosovë, apo i ka mbetur i pashitur?

Shkruan: Sali Bytyqi, shkrimtar

Zoti e faltë Çunin!

Në kohën kur Serbia ende nuk i ka kthyer eshtrat e shqiptarëve të Kosovës, të cilët pas vrasjes, përgjatë viteve ’98-’99, i varrosi e i zhvarrosi për t’i varrosur përsëri në Serbi; pas vrasjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga veriu i Kosovës në vitin 2000 dhe pushtimit të asaj pjese; pas përpjekjes që përmes Asociacionit të Komunave Serbe të krijojë njëfarë Republika Srpska në Kosovë dhe pa treguar asnjëherë shenja të vrarjes së ndërgjegjes për ato që i ka shkaktuar popullit shqiptar përreth një shekull, të luash në një film serb, ashtu siç bëri Çun Lajçi, në të cilin shprehen vuajtjet e serbëve në Kosovë pas Luftës, kjo për mua shkon përtej dëshirës për kinematografinë dhe, po ashtu, përtej përfitimit material; më tepër më tingëllon si një larjeje borxhi nga Çuni!

Zoti e faltë Çunin!

Exit mobile version