Epilogu

Shoku i klasës: Raif Osmani u punësua në Mitrovicë në Mbrojtjen popullore, si referent, RKL parashtron disa pyetje

Artikull nga Radio Kosova e Lirë

Baba i Vjosa Osmanit, Raif Osmani ka punuar në Mitrovicë deri në vitin 1993 si shef i seksionit të mbrojtjes popullore në Armatën Popullore të Jugosllavisë. LDK nuk ka bërë paraprakisht verifikimin e pastërtisë së figurës së znj. Osmani dhe të familjarëve të saj. Një figurë e tillë në krye të legjislativit nuk i bënë nderë ligjvënies, duke thelluar kështu pakënaqësitë ndërmjet përfaqësuesve politik të përfaqësuar në Kuvend. Nuk ka dhënë sqarime Vjosa Osmani rreth pjesëmarrjes së babait të saj në ushtrinë jugosllave, duke pasur parasysh se një pjesë e shqiptarëve kanë vazhduar të punojnë nëpër institucionet e asaj kohe edhe pas përjashtimit të shqiptarëve nga vendet e punës. Raif Osmani, babai i Vjosa Osmanit, ja cili ka qenë funksioni i tij, www.infoshqip.com 11.02.2020)

ABAS FEJZULLAHI, një shok shkolle i Raif Osmanit, në mbrojtje të postit dhe punës së kolegut të tij në Mbrojtjen Popullore të Armatës së Jugosllavisë ka shkruar se:

Raif Osmani u punsua në Mitrovicë në Mbrojtjen popullore aso kohe si kuadër, referent, ku kishte mundësi që shokët që kishte besim t‘i dërgonte në Akademitë e ndryshme Ushtarake për t‘u përgatitur si oficer rezervë dhe aktiv, në drejtime të ndryshme të gjinive ushtarake në APJ aso kohe. Raif Osmani edhe mua më dërgon në Bileçe si kadet në drejtimin e këmmësorisë që ishte-Akademi në Jugosllavi, për përgatitjen e oficerëve rezervë dhe aktiv sipas vetëpërcaktimit aso kohe në Jugosllavi. Me që në vitin 1968 ndodhen kundërshtimet, ku kërkohej Kosova Republikë, unë para se me shkuar në shërbim ushtarak u përjashtova nga arsimi aso kohe dhe isha i dënuar për kundërvajtje. Raifi Osmani me tërë rreziqet e asaj kohe, më dërgoj në Akademin ushtarake në Bileç për oficer ku në tog isha i vetmi shqiptarë. Për këtë Raifi që bëri me mua, gati sa se humbi edhe vendin e punës..!  (Abasi e mbyll këtë pasus me tri pika, pa treguar se ku dhe  çfarë pasojash ka përjetuar ai dhe shoku i tij Raifi në vitin 1981)

Në vendin e punës ku Raifi ka punuar në Mbrojtjen Popullore në Mitrovicë dhe njohurit e tija për organizimin dhe Mrojtjen Teritoriale e sidomos pas ngjarjeve të vitit 1981 situata sa vinte e vështërsohej në të gjitha drejtimet sidomos në përcjellje të veprimtarisë kudo e sidomos aty ku punonte Raifi. 

Fejzullahi nuk ka treguar asgjë më shumë për vitin 1981, të cilën e trajton si një ngjarje e asgjë më shumë edhe pse në mars prill dhe maj të viti 1981 kemi të bëjmë me një kryengritje gjithëpopullore, ku pati dhjetëra të martirizuar rreth 300 të plagosur, mijëra të burgosur, shpalljen e shtetrrethimit dhe grushtin më të madh që kishte marrë RSFJ deri atëherë, së cilës është e vërtetë se i kanë shërbyer jo qindra por dhjetëra mijëra shqiptarë në të gjitha instancat shtetërore, në polici, prokurori, gjyqe, në Mbrojtjen popullore, në të gjitha segmentet legale dhe ilegale.

Por tërë kjo ka shpjegimin e vet, sepse në mesin e kësaj klase kishte edhe shumë oportunistë, të cilët bënin gjithçka për ta ruajtur vendin e punës, por nuk tregoheshin të zellshëm për ta realizuar programin jugosllav në luftë kundër çrrënjosjes së nacionalizmit e irredentizmit shqiptar, sikur bënin: Ali Shukriu, Azem Vllasi, Sinan Hasani, Xhavit Nimani, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina e shumë të tjerë.

Në mesin e Lidhjes komuniste të Jugosllavisë, kishte shqiptarë shumë të “ndershëm” që i donte regjimi, por kishte edhe shumë të tillë që e gërryenin nga brenda regjimin dhe këtë nuk duhet harruar sepse kemi sa e sa fakte. Dhe jo pak prej këtij segmentit të dytë u larguan nga puna, u përjashtuan nga partia, u ndoqën dhe u diskredituan.

Në vitin 1981, lufta kundër nacionalizmit e irredentizmit shqiptar zhvillohej në të gjitha frontet. Azem Vllasi kërkonte që lufta të fokusohej sidomos kundër “oportunistëve” të cilët ishin në radhët e pushtetit, por lufta kundër tyre, sipas këtij ekzemplari më tipik dhe degjenerik  të jugosllavizimit të shqiptarëve,  nuk po jepte rezultatin e pritur.

Ka qenë mirë që z. Fejzullahi të kishte ofruar ndonjë fakt për shokun e tij, Raif Osmani, sesi u soll ai në prej vitit 1981 e deri në vitin 1993, kur kishte një post të rëndësishëm dhe të besueshëm në radhët e pushtetit të Millosheviqit.

Jo çdo kush ka mundur të qëndrojë  deri në vitin 1993 në poste të larta të regjimit të Milosheviqit, përveç në rastet, kur mund të ketë qenë i infiltruar me qëllim të caktuar të një organizate ilegale që vepronte kundër regjimit, me qëllime të caktuara. Mbase Raif Osmani mund të ketë qenë i infiltruar nga LDK-ja, për qëllime të dihen, por deri tani nuk janë ofruar të dhëna të tilla. Kjo nuk do të thotë që të mos zbulohen edhe fakte të tilla në të ardhmen.

Nuk kanë qenë të pakët në numër kolegët e tij shqiptarë të Kosovës, të cilët për nga profesioni dhe puna  kanë qenë të inkuadruar në Mbrojtjen Territoriale Popullore të Jugosllavisë, madje disa syresh, në marrëveshje me LDK-në  kanë punuar deri në vitin 1998. Mirëpo shumë prej tyre,  iu kanë bashkuar luftë së UÇK-së. Të tillët janë trajtuar si oficerë profesionistë dhe në çdo zonë kanë pasur trajtim të veçantë, përveç në rastet, kur është dyshuar për infiltrim dhe me sa di unë nuk ka ndodhur që asnjë “ushtarak nga radhët e Mbrojtjes Popullore” të mos jetë pranuar në radhët e luftës, për shkak të punës në ato radhë të regjimit të Millosheviqit, sidomos në vitet 90-të të shekullit XX. Në mesin e tyre ka edhe dëshmorë, invalidë e veteranë.

Fejzullahu thotë se “Në fillimin e Pranverës së viti 1989, në Kosovë u bënë shumë kundërshtime(demostrata) lidhur me pezullimin e Kushtetutës së KSAK, ndodhen plagosje, burgosje, Izolime, keqtrajtime dhe vrasje kudo në Kosovë dhe largime nga puna e të gjithë atyre që ishin halë në sy rin e pushtetit aso kohe. Pas largimit nga punan ë vitin 1989 Raif Osmani ishte në rrjedha të zhvillimeve të ngjarjeve dhe pas Shpalljes së Kosovës Republikë më 7 Frytor(Shtator) 1990 në Kaçanik si dhe Miratimit të Kushtutës nga Kuvendarët e Kuvendit të KSAK që ndryshe njihet edhe si Kushtetuta e Kaçanikut , menjëher në vitin 1991 u themelua MMRK(Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ) dhe filloj organizimi territorial sipas komunave në tërë territorin e Kosovës. Organizimet filluan me dijen e Kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit. Kishte Komuna që filluan ta zbatonin Kushtetuten e Kosovës të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut si në organizimin administrativ komunal dhe ate organizativ ushtarak, ku dhe kryheshin aksione të mirëorganizuara e kontrolluara, për këtë kemi shembullin konkret të Heroit të Kosovës e Kombit Sali Çekaj që i pari në Komunen e Deçanit jetësoi veprimet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në administratë dhe organizimin e veprime ushtarake në kryerjen e aksioneve guerile mirë të organizuara, sipas udhëzimeve dhe këshillimeve me nivelin më i lartë institucional të Republikës së Kosovës që pati jehonë të veçantë aso kohe dhe me rastin e Shpalljes Hero patë dëshmuar edhe vet kryetari i parë dhe historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Por edhe aso kohe shpifësit dhe shpirtëzit si këta tani bënin dëme me propogandën e tyre tue ja përshkruajtur vetes aksionet që s’ i kishin kryer fare…!

Në këtë Organizim të Ministrisë së Mbrojtjesë për Mitrovicë ishte edhe Raif Osmani përgjegjës në detyrën e tij i cili u burgos nga regjimi serb dhe u keqtrajtuar në mënyrën më çnjerëzore, ndërsa sot dalin shpifin e shkruajn disa horra e morra, kundër Raif Osmanit një atdhetari të përkushtuar për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës qysh si nxënës në Gjimanazin e Mitrovicës bashkë me shokët e tij.

  1. Fejzullahi nuk ka treguar se a ka qenë i dënuar me burg Raif Osmani kur dihet se pjesëtarët e asaj Ministrie ishin zbuluar nga brenda dhe ishin dënuar me burg, disa prej të cilëve edhe e kanë mbajtur burgun, disa kishin ikur jashtë Kosovës.

Burimi i deklaratës së A Fejzullahut  gjendet në (A news24)

Fakti se babai i kryekuvendares aktuale, Vjosa Osmani ka qenë në radhët e regjimit ushtarak edhe në kohën e Millosheviqit, nuk duhet të merret si argument për diskreditimin e saj politik, shoqëror e moral, sepse ligjet e një vendi demokratik  nuk lejojnë një veprim të tillë.

Por është një e vërtetë tjetër e cila e ka  fuqizuar këtë fushatë dhe kjo ka të bëjë pikërisht me Vjosa Osmanin dhe qëndrimin e saj tejet arrogant kundër luftës së UÇK-së, të cilën ajo e identifikon me Hashim Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij. Përpjekja për ta paraqitur sa më “kriminel” Hashim Thaçin, ishte edhe baza e fushatës së saj në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Në atë fushatë, zonja Osmani ka  bërë sa e sa gabime të tilla. Ajo në tubim zgjedhor, në Shtime, me rastin e vizitës në Kompleksim Memorial të Reçakut, kishte thënë se janë viktimat ato që e kanë sjellë NATO-n dhe çlirimin e Kosovës dhe askush tjetër. Mbase nuk ka pasur informacione ose i ka injoruar faktet që tregojnë se ishin pikërisht familjarët e “viktimave” luftëtarë të UÇK-së, të cilët kishin rënë në fushën e nderit dhe në altarin e Atdheut, para se kriminelët serbë të hynin e të masakronin popullatën civile, në Reçak.

Gjatë tërë fushatës parazgjedhore, zonja Osmani me asnjë fjali të vetme nuk e ka përmendur luftën e UÇK-së, por vetëm hajnat e luftës, kriminelët, të korruptuarit e kështu me radhë. Deklarata e saj në Reçak, doemos se i ka nxitur luftëtarët e lirisë të interesohen se nga cila familje rrjedhë kjo zonjë e rëndë dhe janë gjetur fakte, të cilat edhe pse nuk kanë të bëjnë me të, ato gjithsesi se qesin një hije të papëlqyeshme për një kryekuvendare të Kosovës, e cila nuk e ndal luftën kundër UÇK-së, të cilën e identifikon me Hashim Thaçin, por nuk e duron dot kur ia përmendin babanë e saj të dashur, se ka punuar për shumë vjet në strukturat komanduese të një regjimi antishqiptar.

Por këtë “luftë” po e thellon edhe qëndrimi i saj ndaj Partisë, e cila e ka lindur politikisht e ka rritur dhe e ka vendosur në postet më të larta. Tani zonja Osmani përveç, Hashim Thaçit, i cili si “gjarpër” i UÇK-së po u rri varur për fyti edhe Albin Kurtit, Veton Surroit, Haki Abazit, Shkëlzen Gashit e sa e sa të tjerëve, ka edhe luftën kundër LDK-së, gjithnjë në mbështetje të Vetëvendosjes.

Duke folur për këtë qëndrim të saj, Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, thotë se vetëm ka dashur ta këshillojë kryekuvendaren, Vjosa Osmani që të mos e mbrojë tërë kohën Vetëvendosjen, por që të rreshtohet krah subjektit të saj. “Në cilën parti guxon që një nënkryetar të del kundër kryetarit. Kur flasim për demokraci të brendshme, LDK është e para dhe e vetmja. Por duhet të respektohen organet. E kam ditur qe koalicioni me Vetëvendosjen nuk do zgjasë me shumë se 6 muaj”, ka thënë ai. Duhet të them. Më shumë se 80% e ministrave tonë janë teknokratë. Gjenerata e re e LDK-së është në qeverisje. Kur është vendosur për qeverinë Hoti, 30 anëtar të kryesisë kanë votuar për. Vetëm Vjosa Osmani nuk ka qenë aty fare”, ka deklaruar Naser Rugova. /radiokosovaelire/

https://www.radiokosovaelire.com/rkl-raif-osmani-ka-punuar-ne-mitrovice-deri-ne-vitin-1993-si-shef-i-seksionit-te-mbrojtjes-popullore-ne-apj/

Exit mobile version