Portieri i hendbollit, Zvonimir Cmarko (40-vjeçar) është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij nën qytetin kroat, Koprivica. Cmarko ka qenë portier shumëvjeçar i KH Koprivica.
Lajmi konfirmohet nga mediat kroate.
Media kroate bëjnë të ditur se sportisti i pafat, sipas të gjitha gjasave, ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër, gjë e cila do të vërtetohet pas obduksionit.
Ky lajm e ka shokuar opinionin sportiv në Kroaci. /Zëri.info