Epilogu

Shoshi: Me Erën na ndodhën disa mosmarrëveshje dhe vendosëm të mos bashkëpunojmë (Video)

Faton Shoshi e ka komentuar ndërprerjen e bashkëpunimit me këngëtaren e njohur Era Istrefi, për të cilën është spekuluar se kanë pasur edhe një lidhje në jetën private.

“Me Erën na ndodhën disa mosmarrëveshje… Edhe Era edhe unë u pajtuam që të mos bashkëpunojmë më, për shkak se kur fillojnë mosmarrëveshjet, më mirë është të ndërpritet bashkëpunimi më herët, duke qenë se problemet shkojnë vetëm duke u rritur”.

“Te ne vetëm filluan të rriteshin problemet dhe vendosëm që t’i ndajmë rrugët”, ka thënë Shoshi për Prive.

Për këngëtaren që po ndërton famë botërore dhe tashmë ish-menaxherin e saj u përfol edhe për një lidhje sentimentale.

Mirëpo, kur është pyetur për këtë çështje, Shoshi ka preferuar të mos flasë.

Ndërsa se atë ketë një ribashkim të mundshëm, menaxheri ka thënë se është i fokusuar te artistë të rinj dhe nuk beson për një ribashkim profesional me Erën.

Vitin e kaluar, ai e ka konsideruar si shumë të suksesshëm për yjet që i ka pasur nën menaxhim.

Exit mobile version