fbpx
EkonomiLajme

Shpend Ahmeti i arsyeton paratë që i ndau Komuna për qendrat e masazhit

Komuna e Prishtinës u ka dhënë para disa qendrave të masazheve me veprimtari të dyshimtë.

Lajmi.net ka hulumtuar në rrjete sociale emër për emër secilën masazh që përfitoi nga komuna dhe reklamacionin që shpërfaqshin ato ishte reklamim i trupit të femrave dhe bëhej thirrje të kontaktohen që masazha të kryhej prej tyre.

Lidhur me këtë shkrim ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ani pse në tekstin e lajmi.net nuk është përmendur askund, por kur artikulli është marr nga media të ndryshme dhe është luajtur me tituj.

Ahmeti në reagimin e tij ka arsyetuar paratë që Komuna i ndau për këto biznese duke thënë se ai nuk është polic për të vlerësuar çka është ilegale.

Reagimi i plotë:

Bizneset nuk regjistron në Komunë e as nuk marrin leje për punë në Komunë. Bizneset nuk i përcaktojnë aktivitetet në Komunë e as nuk klasifikohen në Komunë.  Vendimet për ndalim të aktiviteteve në Kosovë gjatë pandemisë nuk janë marr në Komunë.

Por Komuna ka vendos me i ndihmu bizneset e goditura gjatë pandemisë me një fond që po ashtu nuk e gjeni në Komunat tjera.

Krejt bizneset mikro dhe të vogla (të regjistruara në ARBK – nivel qendror) para marsit 2019 kanë pas të drejtë aplikimi.  Klasifikimi i biznesit në mikro dhe të vogla bëhet nga Administrata Tatimore (nivel qendror). Po ashtu kemi kërkuar që bizneset të jenë të goditura direkt nga vendimi i qeverise me ndalim direkt të atij aktiviteti përmes kodit të aktivitetit.

Pra krejt këto kritere nuk janë sipas tekeve të komunës.

Për të mos qenë subjektiv ne kemi dhënë shuma të barabarta për krejt bizneset e një niveli.  7,000 kanë aplikuat online në proces transparent. Lista është dërguaf në ATK për të konfirmuar se a janë nga Prishtjna, a janë mikro dhe të vogla dhe kodin e aktivitetit.

Nuk ka ka pas proces të vlerësimit individual të secilit aplikacion. Kjo do të na bënte subjektiv.  Nuk kemi shkuat te secili biznes për të parë se çka po bëjnë.  Kemi marr institucionet shtetërore përgjegjëse sipad ligjit për të konfirmuar se a ekzistojnë, a janë regjszruar dhe janë ndaluar gjatë pandemisë.

Titujt si Shpend Ahmeti ndan kaq euor për këto biznese janë propaganda me qëllim të ulët e besa edhe të poshtër.  Unë nuk ndaj fonde specifike, unë nuk kam qenë pjesë e procesit e më e rëndësishmja Komuna nuk ka bërë vlerësim të bizneseve se cili është i ndershëm e cili jo.   Nuk jemi as polici për me vlerësu a është diçka ilegale a jo.

Por ja që Komuna e Prishtinës ndan fonde edhe për këtë portal që bën këso propagande. Sepse unë si kryetar nuk ndaj fonde dhe nuk janë paratë e komunës para të mia. As nuk diferencojmë bazuar në faktin se a rreni a jo.  Përndryshe edhe shpifja është ilegale.

Një qëllim e ndihmë me të cilën janë pajtuar krejt psrtitë dhe prej të cilës përfitojnë mbi 4 mijë biznese mundoheni me njollos për klikime afatshkurta. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close