Kuvendi Komunal i Prishtinës ka finalizuar kontratën e re për këtë muaj.
Kësaj radhe komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti për kontratën “Furnizimi me ushqim të koncentruar për pula vojse”, ka ndarë 40.000,00 euro, shkruan Indeksonline.
Kontrat në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.P “Agroprodukt”, për shumën 36.920,00 euro.
Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Furnizimi me ushqim të koncentruar për pula vojse me qellim të rritjes së produktivitetit të fermave komerciale për prodhimin e vezëve. /Indeksonline/