fbpx
Lajme

Shpend Ahmeti udhëheq me 247 vota, por rezultati mund të përmbyset nga 1500 votat me kusht

Janë numëruar 100 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë – me përjashtim të atyre me kusht, me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar për Prishtinës, Shpend Ahmeti, po udhëheq me 247 vota.

Kreu aktual i komunës ka marrë 41.403 vota në garën përballë kundërkandidatit të tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.

Kandidati i LDK’së ka marrë 41.096 vota, sipas KQZ’së.

Diferenca prej 247 votash mes Ahmetit dhe Abrashit mund të përmbyset, nga 1500 votat me kusht, që ende nuk janë numëruar.

Sipas burimeve të Gazetës Express nga KQZ, numërimi i votave me kusht zakonisht merr 5-7 ditë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close