fbpx
LajmeSport

Shpërblehen xhudistët Majlinda, Nora e Loriana, marrin 100 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë shpërblimet shtetërore për xhudistët.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se si gjithmonë xhudistët kosovarë kanë bërë një punë të mrekullueshme.

Ai tha se Kosova po njihet nga ky lloj sporti dhe sportistët e xhudos do të mbesin ndër ambasadorët më të mirë.

“Më nuk ka dyshime, as nuk është risi që xhudoja, xhudistët tanë, duke filluar nga Majlinda, Nora, Kosovën e kanë shndërruar në një imazh të ri dhe të mirë. Medalja e artë u fitua nga Majlinda, e Argjenta nga Nora. Për të gjitha këto dua ta falënderoj Dritonin. Ne do të jemi me ju dhe do t’iu mbështesim edhe në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020′”, tha ai.

Xhudistja Majlinda Kelmendin shprehi falënderime për ministrin Gashi, për pritjen dhe ato që ky i fundit po bën për sportin.

Po besoj dhe po shpresoj se sukseset tina nuk kanë me u ndalë. Caku jonë janë Lojërat Olimpike, jemi duke u përgatitur dhe besoj se do të kthehemi me medalje”, u shpreh ajo.

Trajneri Driton Kuka tha se si trajner është gjithmonë i gatshëm të marrë përgjegjësi, qoftë për mirë apo jo, pasi sipas tij, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për punë.

“Unë po mendoj që sporti i xhudos prinë dhe besoj se edhe në të ardhmen të ndodhë kështu. I kisha inkuraju edhe trajnerët e sportive tjera që të punojnë më shumë pasi që kushtet janë. Do të doja që të jeni ministër deri në 2020, kur të kthehemi me medalje nga Lojërat Olimpike”, tha ai.

Majlinda Kelmendi është shpërblyer me 50 mijë euro për Medaljen e Artë, 50 mijë Driton Kuka si trajner i tri xhudisteve, Nora Gjakova me 30 mijë euro për Medaljen e Argjendtë dhe Loriana Kuka me 20 mijë euro për Medaljen e Bronztë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close