Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qyetarëve për të gjetur autorin e vrasjes së liderit të Iniciativës Qyetare, “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, i cili u vra sot pranë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut.
Përmes një komunikate pë media Policia e Kosovës ka një shumë të caktuar për atë qytetar që ka informacione rreth vrasjes së Ivanoviqit. Ajo ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë euro për cilindo qyetar i cili mund të jep informata të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.
“Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar: Tel:-080019999 ose – 192, dhe e-mail: info@kosovopolice.com”, thuhet në komunikatën e Policisë
Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj striktë të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.
Oliver Ivanoviq është vrarë në mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10, pranë zyrës së tij në Mitrovicë të Veriut.