Epilogu

Shpërthen Flaka Surroi: Fjalim patetik i Thaçit

Drejtoreshës së Grupit KOHA, Flaka Surroit, si duket nuk i ka pëlqyer fare adresimi i presidentit Thaçi ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilin e ka quajtur fjalim patetik, transmeton Gazeta Metro.

Sot, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar publikut të gjerë me një fjalim, si përgjigje ndaj propozim-aktakuzës nga Prokurori i Dhomave të Specializuara, e cila është bërë publike megjithëse nuk është konfirmuar ende.

E ndaj këtij fjalimi ka shpërthyer Flaka Surroi, motra e publicistit, Veton Surroi, nuk i paska pëlqyer aspak, si duket ajo paska pritur që Thaçi të tërhiqet nga posti i presidentit.

Ajo e ka quajtur patetike gjithë fjalimin e Thaçit.

Ndërsa po pretendon që kjo paraqitje është vetëm blerej kohe nga Thaçi.

“Fjalim patetik për blerje kohe”, ka shkruar Flaka Surroi në Facebook..

Por kjo nuk është diçka re, sepse edhe Veton Surroi në ditën kur u bë publike propozim-aktakuza e kishte komentuar si fillim të çkapjes së shtetit, edhe pse Thaçi dhe Veseli po akuzoheshin për krime lufte.

“Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”, ishte shprehur Surroi.

Exit mobile version