Robelli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Albulena Haxhiu ndër vite ka shantazhuar njerëz në VV.
Ai po ashtu ka treguar se Haxhiu ishte ajo e cila bashkë me Donika Kadajn kishin dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje derisa Albin Kurti ishte në burg, duke shtuar se tendenca e saj ishte e qartë “ndarja e VV-së”.
Sipas tij, pak njerëz e din rikthimin e saj në VV, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Robellit pa ndërhyrje:
Albulena është vetëm njė rrence,mashtruese ordinere të cilës nuk i beson as Albini!
Ajo ndër vite ka shantazhuar njerëz në LV(nga fundi i Majit edhe mua pasi kuptoj për ardhjën e disa figurave në LV)
Është pikërisht ajo e cila bashkë me Donikën dhanë dorëheqje derisa Albini ishte në burg dhe tendenca ishte e qart, ndarja e LË!
Pak njerëz në LV e dijn të vertetën e rikthimit të saj në LV!
Ajo rrejti edhe sonte, fatëkeqsisht jo për të fundit herë!
Albulena kurr nuk e ka pas guximin ta sqaroj dorëheqjën nga LV si dhe rikthimin natën në LV! /Lajmi.net/