E njohur për bukurinë dhe ëmbëlsinë që përcjell në ekran, Valbona Selimllari ka zbuluar një talent të fshehur këtë të hënë, në Dance With Me, në Tv Klan.
Anëtarja e jurisë nuk i rezistoi tingujve të valles së Tropojës duke dhuruar për publikun një kërcim në skenën e madhe të spektaklit të vallëzimit.
“Në fakt unë vallen e Tropojës e dua shumë”, pranoi ish – Miss Shqipëria.
Një kompliment të veçantë për Selimllarin e pati edhe prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila i tha:
“Kur del ti në ekran ndërron moti, ndërron koha, ikën shiu, del dielli pastaj ylberi…”
Muzika folklorike shqiptare dominon këtë mbrëmje në “Dance With Me”, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit./tvklan.al