fbpx
Lajme

Shqipëri: 14 raste të reja me Covid-19, shkon në 562 numri i të infektuarve

Ka shkuar në 562 numri i të infektuarve në Shqipëri, ose 10% e të testuarve në total.

Në një deklaratë për mediat, Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja të prekur me koronavirus, mes tyre një personel mjekësor në Shkodër, nga 231 të testuar, mes tyre 35 janë personel shëndetësor.

Covid-19 deri më tani u ka marrë jetën 26 personave, ndërsa 314 janë të shëruar.

“Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve. Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.
Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave”.

Në spitalin Infektiv, Covid 1, aktualisht ndodhen të shtruar 34 pacientë, 6 në terapi intensive, ndërsa në spitalin Covid2, “Shefqet Ndroqi”, ndodhen të shtruar 8 pacientë, 4 në terapi intensive dhe 4 në pavion.

Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 251 raste
Durrës 42 raste
Lushnje 6 raste
Elbasan 16 raste
Fier 36 raste
Kavajë 9 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 19 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 96 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 raste
Has 13 raste
Krujë 18 raste
-Tropojë 4 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 3 raste
Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
Kurbin 7 raste
Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje qytetarëve për të respektuar rregullat dhe masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së virusi. /tvklan.al

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close