fbpx
LajmeShëndeti

Shtatë të vdekur dhe 69 raste të reja me COVID-19, ndërsa 107 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve dhe 69 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 107 pacientëve.

Me këtë shifër, numri total i rasteve pozitive ka arritur në 14 mijë e 446, me gjithsej 581 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832”, thuhet në njoftim.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close