Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë vetëm për disa zyrtarë të lartë publik për vitin 2020.Në mesin e tyre është edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ky i fundit në AKK ka deklaruar në vlerë prej 600 mijë euro, një lokal në vlerë prej 650 mijë euro, një lokal tjetër në vlerë 600 mijë euro dhe një truall në vlerë prej 100 mijë euro. Të gjitha këto deklarime, prejardhjen e kanë nga trashëgimia e prindit, ashtu siç ka deklaruar Sveçla, shkruan lajmi.net.
Sveçla në AKK ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 4 mijë eurosh.Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, në AKK ka deklaruar gjithësej 500 euro të mbajtura në bankë.Ai e ka edhe një kredi të papaguar në vlerë prej 9 mijë e 800 eurosh të cilën thotë ta ketë marrë për renovimin e shtëpisë.
Deklarimi i plotë.