Epilogu

Shtëpia e komandant ‘Remit’ e lëshuar me qira për PTK-në

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Rrustem Mustafa ka thënë se është pronar i një objekti banimi 1,600 metra katrorë, me vlerë 500 mijë euro. Ai ka thënë se 1 mijë metra katrorë të këtij objekti i janë dhënë me qira PTK-së, me kontratë.

Po ashtu komandant “Remi” ka deklaruar edhe një truall me sipërfaqe prej 3 ari, në vlerë prej 9 mijë euro.

Këshilltari i presidentit, Rrustem Mustafa ka deklaruar se është pronar i një veture, të cilën e ka blerë në vitin 2016, vlera e së cilës është 20 mijë euro.

Sa i përket parave të gatshme, Mustafa ka deklaruar se mban 89 mijë 450 euro nëpër bankat e Kosovës.

Kurse të hyrat vjetore të deklaruar nga Mustafa janë në vlerë 18 mijë euro. Ndërsa të bashkëshortes së tij 445 euro në muaj nga MAShT.

Exit mobile version