Lajme
Shtyhet për 10 dhjetor intervista e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka pasur të udhëtojë nesër në Holandë ku më 4 dhjetor ishte ftuar të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.
Por, nga kabineti i liderit të PDK-së, është konfirmuar se kjo intervistë që ishte paraparë për datën 4 dhjetor, për shkaqe teknike është shtyrë për javën tjetër.
“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, tha Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. /Telegrafi/