Në Kosovë, kremtimet me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, bënë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtyjë për të mërkurën shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal.
Të dielën përfundoi numërimi i votave me kusht dhe atyre të dërguara me postë, pas të cilit Lëvizja Vetëvendosje shpalli fitoren në Prishtinë dhe Prizren, ndërsa Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike vazhdojnë të kërkojnë rinumërim të plotë të votave në këto dy qytete për shkak të rezultatit të ngushtë ndërmjet kandidatëve.