Është folur sigurisht shumë, nga shumë burime e nga shumë gjuhë të botës, për jetën e Mustafa Kemal Ataturkut, për veprën e tij. Nga shqiptarët madje edhe më shpesh, duke u nisur nga pretendimi apo interesi për origjinën e tij shqiptare.
Por, nuk na rezulton në asnjë dokument, rrëfim apo dëshmi një dëshirë e tij për t’u martuar me Princeshën Ruhije, njërën ndër gjashtë motrat e ish-monarkut shqiptar, pikërisht në vitet e fundit të jetës së tij.Megjithëse vetëm në rendin e një thashthemi të paverifikuar, gazeta amerikane “The Daily Illini” e 3 tetorit 1934, në një fotolajm të vogël nga volumi, na bën me dije se:Nga Viena na vjen fjala se Mustafa Kemal Pasha, (gjendet në foto) 57-vjeçari diktator i Turqisë, ka gjasa të zgjedhë një nuse nga katër motrat e afta për martesë të Mbretit Zog të Shqipërisë. Më e bukura nga këto vajza, është 24-vjeçarja Ruhije (që gjendet në foton sipër), e cila është e dyta më e reja ndër to. Motrat e Ruhijes janë: Senije 26 vjeç, Myzejen 25 dhe Mahide 23 vjeç. Diktatori u divorcua në vitin 1925 me një dekret të lëshuar prej atij vetë. (I.I.N. Photo).Ndërsa në titull, duke i paparprirë fotos të madhe të Ruhijes dhe asaj më të vogël e të brendashkruar të Ataturkut, shkruhet një pyetje në formë retorike: Nusja e Kemal Pashës së Turqisë?Ataturku njihej me këtë titull vetëm pas një dekreti të Parlamentit të Turqisë në nderim të veprës së tij, të nxjerrë pikërisht në vitin 1934 (por që hyri në fuqi në vitin pasardhës), katër vite para vdekjes së tij, e cila ndodhi më 10 nëntor 1938. Është kjo arsyeja se pse gazeta i referohej akoma me emrin “Kemal Pasha i Turqisë”, emër me të cilin njihej edhe në Perëndim deri në marrjen e titullit të lartë nga Asambleja Kombëtare në Ankara.Siç dihet, ai përveç shpirtit reformator, njihet edhe për sjellje strikte e autokratike, çka e bënte atë që në sytë e demokracive perëndimore të shihej edhe si diktator, edhe pse nderohej gjerësisht si sekularist dhe njeri përparimtar.
Latife ishte xheloze për Fikrijen dhe kërkoi që ajo ta linte shtëpinë në Çankaya. Fikriye pas kësaj kreu vetëvrasje, por hije dyshimi, jo vetëm për vrasjen e saj, por edhe për divorcin me Latifën, e cila cilësohej si gruaja më përparimtare e Turqisë, kanë mundur të qarkullojnë deri vitet e fundit në Turqi e më gjerë. Vitin e shkuar, studiuesi dhe biografi turk İpek Çalışlar, botoi një biografi rreth kësaj gruaje enigmatike, e cila ndërroi jetë në vitin 1975, nën titullin: “Madam Atatürk The First Lady of Modern Turkey” (Madam Ataturk – Zonja e Parë e Turqisë moderne”).Përse njërën nga motrat e Zogut?Sidoqoftë, të gjitha këto sa cituam më lart, nuk janë objekt kryesor i kësaj prurje. Pasi kjo lidhet me shumë gjasa edhe me marrëdhëniet mes Ataturkut dhe monarkut shqiptar Ahmet Zogu I, të cilët thuhej se ndërkohë i kishin nisur kontradiktat qysh në kohën kur Zogu vendosi ta shpallte Shqipërinë Monarki, ndërsa Ataturku ishte dhe njihej si një republikan i flaktë.Nga ana tjetër, motrat e Zogut njiheshin gjerësisht në publikun vendas dhe madje atë mondan europian, ndërsa i hasje shpesh edhe në faqet e revistave vjeneze të kohës që i bënin jehonë eventeve dhe personazheve të oborreve mbretërore e atyre të larta shtetërore në Europë.Kështu në vitin 1934, ata lakoheshin se kishin kryer një udhëtim në Zvicër, ndërsa në vitin 1937 tashmë është fakt i njohur se ata kryen një udhëtim të gjatë në Europë dhe SHBA, ku një stacion i rëndësishëm ishte dhe vizita në Muzeun e Vienës ku panë nga afër edhe përkrenaren origjinale të Skënderbeut.