fbpx
Lajme

Shtyrja e zgjedhjeve në veri | Opozita mund ta dërgojë Osmanin në Kushtetuese

Shtyrja e zgjedhjeve në katër komunat në veriun e Kosovës nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë që tre shefat e grupeve parlamentare të opozitës: PDK, LDK e AAK të mbledhin ‘me sabah’ në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar se si do të veprojnë për rastin “Osmani”, nëse ajo do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Abelard Tahiri i PDK-së, Arben Gashi i LDK-së e Besnik Tahiri i AAK-së, janë takuar në për të diskutuar situatën e politike dhe të sigurisë, mundësinë e dërgimit të Vjosa Osmanit në Kushtetuese dhe thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth gjendjes politike dhe të sigurisë në veriun e Kosovës.

Lajmin se janë takuar tre shefat e grupeve parlamentare të opozitës, për Gazeta Blic e ka konfirmuar Besnik Tahiri, shef i GP-së së AAK.

“Kemi diskutuar për situatën aktuale… mundësinë e dërgimit të presidentes në Gjykatën Kushtetuese dhe thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme. Mbledhje të Kryesisë së Kuvendit sot nuk do të ketë dhe kjo dëmton rëndë jetën parlamentare në Kosovë, duke parë rrethanat e krijuara”, tha Besnik Tahiri.

Sipas tij, opozita po pret se çfarë mesazhi do të japin nënsekretari i Shtetit Amerikan, Derek Chollet dhe Grabirel EscobAr, të cilët pasdite do të takohen me liderët e institucioneve, por edhe me shefat e partive opozitare.

Zgjedhjet e parapara për 18 dhjetor në veriun e Kosovës, janë shtyre nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas një konsultimi që pati me partitë politike shqiptare.

Sipas Osmanit, ato do të mund të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Por, ka qenë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të presidentes në organin më të lartë juridik, për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve në veri.

Ai në Blic Interwie me Astrit Gashin të shtunën ka thënë se LDK “nuk do të bëjë sehire politike’ në rast se Osmani ka shkelur Kushtetutën e vendit.“LDK-ja do ta vlerësoj nëse ka nevojë dhe nëse ka shkelje kushtetuese ne nuk mundemi të vazhdojmë të bëjmë sehire politike në situata të tilla. LDK nuk do të jetë tolerante ndaj shkeljes kushtetuese në asnjë mënyrë”, ka thënë Haziri në Blic Interview me Astrit Gashin të shtunën.

Shtyrja e zgjedhjeve ka ardhur pas këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera aleate të Kosovës, me arsyetimin se nuk ka kushte që ato të mbahen për shkak të situatës së sigurisë.Pavarësisht këtij vendimi të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar.

Strukturat kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi kanë bllokuar rrugët në disa pjesë atje. Përveç kësaj ka pasur të shtëna ndërmjet policisë së Kosovës dhe bandave kriminale si dhe plagosjen e një pjesëtari të njësive special të policisë.

Për shkak të kësaj situate autoritetet e vendit, kanë mbyllur përkohësisht dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close