Epilogu

“Shumë diplomatë ndërkombëtarë po më thonë që Gërvalla flet më keq për Kurtin se sa homologu serb”

Analisti i televizionit ATV, ka dhënë detaje shumë interesante dhe trondise për politikanë e jashtme të Republikës së Kosovës. Ai ka deklaruar se ka pakënaqësi mes Kryediplomates dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Po ju sjellim postimin e plotë:

Me kryeministrin Albin Kurti kam mospajtime të shumta. Por, jashtë kufijve të Kosovës, Kurti është kryeministër im dhe e mbroj edhe atëherë kur e ka gabim. Miq të shumtë të mi që janë diplomatë ndërkombëtarë, po më thonë se Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, flet më keq për kryeministrin Kurti te diplomatët e huaj sesa homologu i saj serb, Nikola Selakoviq!Kaq sa i takon koordinimit në politikë të Jashtme!

Exit mobile version